VIDEO/ Nënkryetari i Vatra, Grishaj: Lëvizjen e Berishës shqiptarët e prisnin prej vitesh. Po mbron popullin

VIDEO/ Nënkryetari i Vatra, Grishaj: Lëvizjen e Berishës shqiptarët e prisnin prej vitesh. Po mbron popullin

18:27, 06/12/2021
A+ Aa A-

Nënkryetari i Federatës panshqiptare Vatra, Alfons Grishaj në një lidhje me Skype për emisionin 'Task Force' të Sonila Meços në Syri Tv komenton 'Foltoren' e ish-kryeministrit Sali Berisha. 

Grishaj tha se shqiptarët e prisnin prej vitesh këtë lëvizje, ndërsa shton se Berisha nuk po e bën për interesa personale, por për të mbrojtur shqiptarët. 

"Lëvizja e doktor Berishës është një lëvizje që populli shqiptar e pret prej vitesh. Ishte një përgjumie ose vetëkënaqësi me sfidën e kohës. Unë e kuptoj se Shqipëria nuk ka patur kurrë klasë politike, vijnë nga profesionet e tjera, prandaj edhe politika shqiptare është as mish e as peshk. Më vjen shumë keq që PD që ne kontribuuam që nga themelimi i saj të mbërrijë në këtë gjendje. Zoti Berisha e ka shkruar historinë e vet në zemrat e popullit shqiptar. Zoti Berisha nuk është duke mbrojtur veten, por po mbron popullin shqiptar. Unë kam bashkëpunuar me të dhe zoti Berisha është ndër njerëzit më të ndershëm, patriotik dhe nacionalist që ka patur historia e Shqipërisë", u shpreh nënkryetari i Vatra, Alfons Grishaj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Rrustem Shpalun Jorgobeci06/12/2021 19:43

Qe e ka mbuluar m*ti kete vend e dijme, por qe paska mbuluar m*ti edhe pjese te Amerikes qekur qenka bere n/kryetar i Vatres ky bakabond nuk e dinim.

Shto koment

Denonco