Foltorja i përgjigjet Bardhit: Simbolet e PD i përkasin demokratëve, jo ish-ministrave të Ramës

Foltorja i përgjigjet Bardhit: Simbolet e PD i përkasin demokratëve, jo ish-ministrave të Ramës

18:14, 06/12/2021
A+ Aa A-

Pas akuzave qesharake dhe djallëzore të Sekretarit të Përgjithshëm të emëruar të PD, Gazment Bardhit, se po përdoren simbolet e partisë nga persona të paautorizuar, ka reaguar edhe njëherë tjetër Foltorja.

Në përgigjen e saj, Foltorja ka sqaruar se simbolet, vula, selia dhe vetë Partia Demokratike u përkasin demokratëve, të cilët kanë deleguar vullnetin e tyre te delegatët e Kuvendit Kombëtar dhe jo te ish-ministrat e Edi Ramës.

Përgjigja e plotë:

Një përgjigje për “kryetarin” pa parti!

Të vënë përballë faktit të kryer se shumica e delegatëve të kuvendit dhe anëtarëve të PD i kanë përcaktuar tashmë de facto si pakicë uzurpuese të Partisë Demokratike ashtu siç pritej, peng - kryetari në largim dhe ai që ka poshtë, do të zvarriteshin pas logove e pas vulave duke u bërë më qesharakë seç janë.

Simbolet, vula, selia dhe vetë Partia Demokratike u përkasin demokratëve të cilët kanë deleguar vullnetin e tyre tek delegatët e Kuvendit Kombëtar që është dhe organi më i lartë i Partisë Demokratike. Mbi 5000 mijë delegatë që përbëjnë dhe mbi 65% të këtij Kuvendi kanë firmosur ta thërrasin atë në 11 Dhjetor në përputhje të plotë me statutin e PD! Askush dhe aq më pak ish ministri Edi Ramës nuk mund t’i pengoje ata të realizojnë misionin e tyre nën flamurin, siglën dhe simbolet e Partisë Demokratike për të cilën kanë sakrifikuar aq shumë ndërkohë që vota e tyre tradhëtohej nga peng kryetari ose shitej për karrike ministrash nga gaztori i tij! Shoqata Basha - Bardhi le të tundë dhe për pak ditë letrat se partia dhe demokratët i kanë braktisur me kohë.

Përballe mijëra firmave që mbështesin Kuvendin Rithemelimit të 11 Dhjetorit ankesat dhe të qarat për letra e shkresa dëshmojnë fundin pa lavdi të nje grupi njerëzish të cilëve as dorëheqja nuk ua shpëton dot më nderin që në fakt nuk e patën kurrë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali 07/12/2021 15:09

Mos I permendni emrin e felliqur ketij pedes se pedese lulxhelit se meroset dynjane! Po me lulush marine ,grida putanen, bardha peden, salianus pushtin, mark budallen, Ali hoxhe mjekercjapin qe mban era kerme do mbahet pedeja?!?! Ore e kuptoni se Jeni funderinat e shoqerise shqiptare qe edhe per cobanj dhish nuk beni!? Po nuk behet gomari kale shale ore budallenj!!! Ndryshoni destination ,shkoni Ku ju takon, e keni profesionin e dritave te kuqe ,vazhdon si grup dhe grusht rreth lulushit qe ka eksperiencen e duhur ne kete fushe! Futini ne pune dhe monedhat e tojotas, se ritni biznesin tuaj te brekeve , qelbesira te shekullit! Neverite shqiptaret ,mos ju degjofshim me emrin e Jo me fytyrat qelbesira! Shqiptaret do turperohen sa here tju permendat emri edhe ne ambjentet e shtepise publike ,fare hithre me shure qeni!

Skrapari06/12/2021 18:24

Ju lutem gazmore bardhin ma lini mua, ta nxjerr per veshi nga selia e PD-se. Cpune ka ky spurdhiak me PD-ne. Ky nuk dihet cfare eshte? Ah po me falni eshte pjese e sorres. Gjithe soorat e PD te zhduken nje ore e me pare, sa seshte von.

Shto koment

Denonco