'Sikur studenti i Juridikut të mos e dinte këtë,...: Miftaraj ia përplas diplomën, Kryeprokurorit të Prishtinës

'Sikur studenti i Juridikut të mos e dinte këtë,...: Miftaraj ia përplas diplomën, Kryeprokurorit të Prishtinës

11:38, 06/12/2021
A+ Aa A-

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, z.Ehat Miftaraj ka bërë një akuzë të rëndë ndaj Kryeprokurorit të Prishtinës, shkruan Syri.net Kosova.

“Kryeprokurori i Prokurorise Themelore ne Prishtine, Kujtim Munishi po thotë se Prokuroria në bazë të ligjit e ka për obligim vetëm ndjekjen e kryerësve të veprave penale dhe jo parandalimin. Sipas tij, Prokuroria nuk merret me parandalimin e kriminalitetit,” ka shkruar Miftaraj në një mesazh të hënën.

“Kryeprokurori i Prokurorise Themelore në Prishtinë publikisht po na tregon se është jokompetent për këtë pozitë dhe është jokompetent edhe për vetë diplomen e Fakultetit Juridik qe e mban”, vijon më tej postimi.

“Kjo është skandaloze të dalë prej gojës së një kryeprokurori në një konferencë ku diskutohet përgjegjësia institucionale dhe të mundohet t'i ikë përgjegjësisë duke deklaruar se Prokurori i Shtetit s'ka mandat dhe kompetencë të parandalojë kryerjen e veprave penale. Këtë fakt nëse nuk e di një student në vit të parë të Fakultetit Juridik, duhet ta përsëritë vitin. Viktima e dhunës në familje, viktimat mbi bazë gjinore, sipas kryeprokurorit Munishi, duhet të jenë subjekt i dhunës për të ndërhyrë Prokuroria! Por prokuroria nuk ndërmerr asnjë veprim për t'i parandaluar këto vepra. Pse kemi këtë sistem të drejtësisë, e kuptojmë vetëm prej këtyre deklaratave,” është shprehur ashpër Miftaraj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco