VIDEO/ Delegatët e Rrogozhinës rrëzojnë pretendimet për falsifikim

VIDEO/ Delegatët e Rrogozhinës rrëzojnë pretendimet për falsifikim

21:37, 05/12/2021
A+ Aa A-

Dy ditë pas publikimit të listës së delegatëve të PD-së për Rrrogozhinën, Degën e Kryevidhit dhe të Komunës Lekaj, kryetari i PD-së Rrogozhinë Ferdinand Saraçi dhe disa mbështetës të kupolës aktuale të Partisë Demokratike kanë ngritur pretendimin se nuk kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit, ndërkohë që u janë lexuar emrat.

Por si qëndron e vërteta e këtij pretendimi? Të dhënat e publikuara nga përfaqësuesit e degëve të Rrogozhinës, Lekajt dhe Kryevidhit kanë qenë totalisht të sakta dhe të konfirmura më pas nga delegatët firmëtar.

Në Degën e Rrogozhinës, nga 85 delegatë që janë në total, 51 kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të datës 11 dhjetor.

Në degën e PD Kryevidh nga 20 delegatë kanë firmosur 14, 5 janë emigrant në Itali. Por ajo që ka ngjallur reagime ka qenë lapsusi i kryetarit të FRPD Kryvidh Eljon Kaja, i cili gjatë leximit të emrave ka përmendur një prej emrave që nuk ka firmosur formularin, pasi në listën që kishte në dorë në momentin që lexonte firmat kanë qenë si emrat e të gjithë delegatëve, si ata që kanë firmosur, ashtu edhe ata që nuk kanë pranuar që të firmosin.

Pikërisht ky lapsus është sqaruar nga Kaja vetëm pak minuta pasi kishte lexuar emrat para selisë së PD-së.

Me anë të një statusi në Facebook, Kaja sqaron lapsusin duke publikuar edhe emrin e Ardjan Likës, që e kishte përmendur por që nuk ka firmosur.

E për të sqaruar lapsusin, Kaja ka publikuar edhe një pjesë të formularit ku emri i Ardjan Likës është shënuar me minus. Por duket se pikërisht ky sinqeritet I Kajës është shfrytëzuar për të ngritur një tymnajë  e sulmuar delegatët.

Ndërkohë sa i përket degës së PD-së, Komuna Lekaj nga 18 delegatë kane firmosur 11 prej tyre. Në daljen për media përfaqësuesi i delegatëve ka lexuar 18 emrat e delegatëve dhe në fund ka theksuar se nga 18 delegatë kanë firmosur 11 prej tyre.

Anëtari i Kryesisë së PD në Rrogozhinë Ilir Kasa, në intervistë për Syri Tv, deklaroi se 51 nga 85 delegatë të Kavajës kanë firmosur për të qenë prezentë në Kuvendin e datës 11 dhjetor.

“Unë me dëshirë kam firmosur formularin, por edhe shumë delegatë kanë firmosur, në bashkëpunim me punët me degën e PD në Rrogozhinë. Ndjeva keqardhje nga kryetari i degës zoti Saraçi se ai është bërë pjesë e PD vonë. 51 nga 85 delegatë kanë firmosur me vullnet të lirë. Personi që ka dalë sot dhe ka folur, është në njësinë e Kryevidhit. Ardian Lika është përmendur në emër gabimisht. I them se nesër në 16:00 jam pranë selisë së PD, nëse del një firmë e falsifikuar, unë nuk shkoj në Kuvendin e datës 11 dhe nëse del një e falsifikuar, unë do shkoj në Shoqatën e tyre më datë 18”, u shpreh Kasa.

Ndërsa nënkryetari i Kryesisë së PD-së në Rrogozhinë Hekuran Xhani u shpreh se personat që kanë folur nuk kanë firmosur për Kuvendin e datës 11.

“Doja të flisja për dy personat që kanë folur sot. Ata janë anëtarë dhe drejtues të PD dhe nuk kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor. Janë 11 delegatë nga njësia administrative Lekaj që kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit. Ata që kanë folur, nuk kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit”, deklaroi Xhani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco