Presidenti i nderit i Vatrës: Yuri Kim po shkatërron pluralizmin, me taksat tona është bërë palë me PS

Presidenti i nderit i Vatrës: Yuri Kim po shkatërron pluralizmin, me taksat tona është bërë palë me PS

19:34, 05/12/2021
A+ Aa A-

Presidenti i nderit i ‘Vatrës’ në SHBA, Agim Rexha ka hedhur akuza të forta ndaj ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Duke folur në ‘Foltoren’ me shqiptaro-amerikanët, Rexha ka mbajtur një fjalim të fortë, duke kërkuar nga ambasadorja Kim që të tërhiqet nga ajo që po bën në Tiranë, që të mos bëhet palë me PS-në.

Presidenti i nderit i ‘Vatrës’ në SHBA, Agim Rexha u shpreh se Yuri Kim po i keqpërdor taksat e amerikanëve me vendimet e saj në Shqipëri.

Mundem me orë të tëra të flas për profesor Doktor Sali Berishën.

Doktor, jam njohur me ju, heroin e demokracisë, të ndjerin Azem Hajdari, ‘Mandelën’ shqiptare Pjetër Arbnori që në ditët e para të lëvizjes anti komuniste në Shqipëri. Në atë kohë, bashkë me shumë shqiptarë të tjerë mbështesnim edhe presidentin Ibrahim Rugova. Ne aktivistët shqiptarë-amerikanë kurrë nuk e harrojmë kujdesin tuaj si drejtues i Shqipërisë për Kosovën dhe presidentin Ibrahim Rugova.

Ne atëherë nuk kishim shtet, por ju vendosët në dispozicion të Kosovës shërbimin diplomatik të Shqipërisë. Unë jam një amerikan që e dua këtë vend për të gjitha ato arsye që mund të numërohen pa fund, por veçanërisht për ruajtjen e shtetit shqiptar në vitin 1919 me presidentin Uillson, me demokratizimin e Shqipërisë në 1990, ndihmën e dhënë nga presidenti Klinton për çlirimin e Kosovës në vitin 1999, mbështetjen që presidenti Bush i bëri Shqipërisë në NATO dhe pavarësinë e Kosovës.

Pra aq sa i dua shqiptarët kudo që janë e dua edhe Amerikën.

Dy fjalë do i flas për ambasadoren tonë, të Amerikës në Tiranë. Unë nuk mund të pranoj sjelljen jo diplomatike të ambasadores Amerikane në Tiranë, zonjës Yuri Kim, e cila e ka njehsuar dhe identifikuar veten me një palë politike në Tiranë. Unë ndjehem i fyer që një amerikane, njësoj si fëmijët e mi, bijë emigrantësh të natyralizuar në këtë vend, sillet në këtë vend, sillet në Tiranë, jo si një përfaqësuesja ime, por si një guvernatorë dhe shefe e një agjencie private.

Unë ndjehem i fyer që ajo shpenzon taksat e mia në Tiranë dhe shkel çdo normë dhe rregull ndërkombëtare të sjelljes diplomatike. Unë i them ambasadores Yuri Kim, ti do të ikësh një ditë për aty, por jehona e keqbërjeve, shkatërrimit të marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA, do të vazhdojnë edhe më gjatë, sepse ju po bëni të kundërtën e asaj që Amerika ka bërë në rrjedhë të historisë.

Prandaj Ambasadore Kim, dil nga selia e PS, mos shkel në derën e asaj partie politike sepse nuk është në tagrin tënd diplomatik të merresh me parti politike, të shkatërrosh zgjedhje të lira siç bëre në 25 prill 2021. Mos festo 29 nëntorin e komunistëve të Tiranës dhe të Beogradit, Enverit dhe Titos. Kështu ke hedhur poshtë të gjithë politikën anti komunistet të presidentëve të SHBA.

Ndale dorën shkatërrimtare të pluralizmit politik për të mbajtur në pushtet ata që për 50 vjet ishin anti-amerikanët më të zellshëm në botë. Mos harro dhe mos injoro trashëgiminë e presidenti Bush, sekretarit Bejker etj’, - tha gjatë fjalës së tij Presidenti i nderit i ‘Vatrës’ në SHBA, Agim Rexha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Berti05/12/2021 19:43

Nga na dole american ti,dhe nuk eshte mburrje te jesh amerikan

Shto koment

Denonco