VIDEO/ Dura: 63 % e delegatëve në Berat do jenë në 11 dhjetor, partia e ka humbur raportin me bazën

VIDEO/ Dura: 63 % e delegatëve në Berat do jenë në 11 dhjetor, partia e ka humbur raportin me bazën

16:49, 05/12/2021
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD-së në Berat, Shyqyri Dura, në një intervistë në SYRI TV, me moderatoren Eneida Ndoci, foli për atë që pritet të ndodhë me Kuvendin e 11 dhjetorit, veçanërisht në qarkun Berat.

Dura theksoi se 63 përqind e delegatëve në Berat do jenë në Kuvendin e 11 dhjetorit, duke shtuar se partia ka humbur raportin me bazën.

'63 përqind e delegatëve të Beratit do jenë të pranishëm në Kuvendin e 11 dhjetorit. Shumë delegatë kanë pranuar që emri t’ju bëhet publik. Kemi bërë transparencë për të gjithë firmëtarët. Në Kuvend do ketë pjesëmarrje masive e delegatëve.

Shumica e delegatëve mendojnë se më datë 18 dhjetor ka antiKuvend. Në PD, ajo do të vendosë në fund është anëtarësia dhe vetëm anëtarësia.

Duket qartë se selia qendrore e ka humbur raportin me bazën. Ne duam të kalojmë në zgjedhje partinë, sepse partia ka humbur raportin me bazën. Duhet të jemi të qartë se ne nuk mbrojmë Berishën, por është thirrja e statutit që na bën bashkë neve.

PD kishte nevojë për frymë, që mos vazhdojë më me humbjen. Sali Berisha ka sjellë atë frymë që i duhet PD-së. Nuk nuk panojmë që në PD të merren vendime personale, sepse Berisha është lideri historik i Partisë Demokratike',- deklaroi Shyqyri Dura ne SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco