VIDEO-SYRI TV/ PD Berat: 63% e delegatëve të qarkut firmosin për 11 Dhjetorin Desantila Orizaj, Sekretarja funksionale e degës së PD Berat

VIDEO-SYRI TV/ PD Berat: 63% e delegatëve të qarkut firmosin për 11 Dhjetorin

13:51, 05/12/2021
A+ Aa A-

Pesë degët e PD-së së qarkut Berat zyrtarizuan listat e delegatëve për në Kuvendin e 11 Dhjetorit. Në rang qarku kanë firmosur 63% e delegatëve, 260 nga 413 delegatë.

Nga SYRI TV.

Pesë degët e PD-së së qarkut Berat zyrtarizuan sot listat me emrat e delegatëve që kanë firmosur pjesëmarrjen në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Në rang qarku, nga 5 degët e PD-së kanë firmosur 260 nga 413 delegatë,duke e çuar në 63% numrin e delegatëve që i bashkohen Sali Berishës në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Listat me emrat e delegatëve janë lexuar nga përfaqësues të degëve përkatëse përpara të Partisë Demokratike Berat në qytetet Berat e Kuçovë.

Nga dega e Beratit kanë firmosur për në 11 Dhjetor, 125 nga 198 pra 63% e anëtarësisë e kësaj dege.

Po kështu nga dega e Poliçanit kanë firmosur 12 nga 34 delegatë.

Nga dega Dimal kanë firmosur 21 nga 46 delegatë.

Nga dega e PD-së Kuçovë kanë firmosur 82 nga 102 delegatë dhe nga dega e PD-së Skrapar kanë firmosur 20 nga 33 delegatë.

Desantila Orizaj, Ssekretarja funksionale e degës së PD Berat, ka deklaruar se më shumë se 60% e delegatëve i janë bashkuar Sali Berishës për arsye se kërkojnë një përfaqësim sa më dinjitoz dhe ku çdo anëtari t’i dëgjohet zëri.

Orizaj ka deklaruar se drejtuesi aktual ka humbur 3 zgjedhje me radhë dhe gjithçka duhet të ndryshojë.

Kryetari i degës së PD-së Kuçovë ka deklaruar se 80% e delegatëve të degës së PD-së Kuçovë i janë bashkuar liderit Sali Berisha si e vetmja shpresë për drejtimin dinjitoz të Partisë Demokratike dhe rikthimin e PD-në pushtet.

Përfaqësuesi i PD-së Skrapar, Qemal Braho, ka deklaruar se ata që nuk kanë firmosur formularët për Kuvendin e 11 Dhjetorit janë të lëkundur sepse janë në marrëdhënie pune.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ai05/12/2021 14:22

Pas gjithe ketyre 'bemave' demokratike, por jo te djathta do te thoja, lind nje pyetje: Kur paskemi pasur kaq demokrate, kaq ithtare, kaq te perkushtuar, (tegatshem per tu vetshkateruar), si ka mundesi qe i humbem zgjedhjet more ..... ? Po shohim qe po behet nami me demokrate por prape zgjedhjet i fiton ridhjerja. A mos ka ndonje gje qe nuk shkon ...... Kete pyetje duhet te bejme te gjithe.... E ti leme pelivanlleqet, foltorja, floktorja, faltorja etj..... i moret njerezit ne qafe

Shto koment

Denonco