FOTO/ Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit, nis shpërndarja e kartave të delegatëve

FOTO/ Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit, nis shpërndarja e kartave të delegatëve

21:47, 04/12/2021
A+ Aa A-

Teksa po afron 11 dhjetori, dita kur do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD i kërkuar nga delegatët, ka nisur dhe po vazhdon shpërndarja e kartave të delegatëve.

Ato përmbajnë emër, atësi, mbiemër dhe postin, në organigramën e degës së qytetit përkatës.

Delegati paraqet ID për konfirmim dhe çdo mandat është elektronik, me një barcode identifikues.

Kjo është hera e parë në historikun e PD-së që delegatet pajisen me karte me elementë sigurie.

Kujtojmë se në Kuvendin e fundit, delegatët u njoftuan vetëm me SMS nga Partia Demokratike, ashtu sikurse janë shprehur shumë delegatë dhe nuk u mor vesh kurrë kuorumi.

Fotot që sjell Syri.net pasqyrojnë një kartë të një delegati të degës së PD, Durrës dhe një delegati nga Mati. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco