Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhje direkte me demokratët e diasporës, nisin anëtarësimet në degën e re të PD Forli

Akuzat e Berishës për 'Toyota Yaris', Grida Duma merr në mbrojtje Bashën

Akuzat e Berishës për 'Toyota Yaris', Grida Duma merr në mbrojtje Bashën

18:43, 04/12/2021
A+ Aa A-

Nënkryetarja e PD-së, Grida Duma i del në mbrojtje Lulzim Bashës, pas akuzave të liderit historik Sali Berisha se është i përfshirë në aferën e "Toyota Yaris". 

Ajo i konsideroi manipulim akuzat, gjatë një interviste në emisionin ‘Kjo Javë’.  

“Ne kemi një detyrë shumë të madhe t'i bindim që kjo nuk është rruga e duhur. Mund të thotë shumë gjëra por nuk çon askund. Që 11 dhjetori nuk përbën zgjidhje, por pengmarrje. Ata që e kanë identifikuar partinë me Sali Berishën nuk duan më të dëgjojnë vetëm thonë je me ne apo nuk je men? Por nuk është kjo rruga. Ka zgjidhje me strategji sepse partia nuk identifikohet me individin. Të thuash që PD është Sali Berisha atëherë jemi në të shkuarën, por ne do të shkojmë në të ardhmen. Sot demokratë janë çarë sepse duan të tregojnë besnikërinë. Unë kam marrë një qëndrim dhe kam thënë të gjithë ata që thonë pro ose kundër. Për ata që rrinë në mes, në kohëra luftërash nuk kam aspak besim dhe respekt”, tha ajo. 

Grida Duma përforcoi sulmet ndaj Sali Berishës kur u shpreh se Kuvendi i 11 Dhjetorit nuk përbën asgjë tjetër veçse pengmarrje.

Ajo tha se Partia Demokratike nuk mund të identifikohet me ish-kryeministrin Sali Berisha pasi kjo sipas saj do ta kthente pas në të shkuarën partinë, ndërkohë që synimi është të ecë drejt të ardhmes.

Përpos këtyre deklaratave dhe qëndrimeve mirëfilltazi bajate thjesht e vetëm se ashtu i thotë Lulzim Basha, Grida Duma nuk komenton 4 humbjet elektorale të Bashës në 8 vitet në krye të PD apo edhe mohimin e rotacionit politik në 25 prill të këtij viti, duke hyrë në histori si i vetmi lider që nuk është në gjendje të sjellë opozitën në pushtet, pavarësisht nga bilanci skandaloz qeverisës i Edi Ramës. 

Ky vlerësim i aftësive prej lidershipi të Lulzim Bashës si dhe bërja e një analize të ftohtë për dështimin në 25 prill, pas tre humbjeve radhazi, nuk merret përsipër nga Grida Duma, pasi siç duket, kriter për ta për të qenë kryetar i një partie që ka bërë historinë në vend, nuk është suksesi dhe fitorja elektorale, por xheli i shtrenjtë, lyerja e flokëve, liftingu i fytyrës për të fshehur rudhat e moshës si dhe gjumi i Lulzim Bashës, i cili është shndërruar në proverbial tashmë... 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco