‘Foltorja’ ka njoftuar se ditën e nesërme disa degë të PD do bëjnë transparente emrat e delegatëve të cilët kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendi në datë 11 dhjetor.
Në orën 12:00 Qarku i PD Berat do publikojë emerat e delegatëve në selinë e partisë Berat dhe në orën 12:30 degët e PD Kamëz, Njesia 2 dhe dega Dajt në Tiranë, gjithashtu do bëjnë publike fimëtarët për Kuvendin e 11 dhjetorit.
Njoftim- Partia Demokratike- Foltorja
Të dielen, dt. 5 Dhjetor, në orën 12.00, Qarku i PD Berat do të lexojë emrat e delegatëve që kanë firmosur formularin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më datë 11 Dhjetor.
Leximi i emrave do të bëhet në selinë e PD-së Berat!
Ftojmë mediat të dërgojnë korrespondentët e tyre që të marrin pjesë. Faleminderit.
Njoftim- Partia Demokratike- Foltorja
Të dielën, dt. 5 Dhjetor në orën 12.30, degët e PD Kamëz, Njësia 2 dhe dega Dajt në Tiranë do të lexojnë emrat e delegatëve që kanë firmosur formularin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar me datë 11 Dhjetor.
Leximi i emrave do të bëhet në selinë e PD-së.
Ftojmë mediat të marrin pjesë. Faleminderit.
© SYRI.net