‘Shpenzimet me avionin privat ’/ Basha kujtohet të denoncojë abuzimet e Ramës me taksat e shqiptarëve

‘Shpenzimet me avionin privat ’/ Basha kujtohet të denoncojë abuzimet e Ramës me taksat e shqiptarëve

16:32, 04/12/2021
A+ Aa A-

Lulzim Basha është larguar për një moment nga lufta e tij frontale me delegatët e PD dhe ish-kryeministrin Sali Berishadhe dhe ka akuzuar Ramëb se përdor avion duke mbuluar kostot e tij me paratë e taksapgauesve shqiptarë.

Në postimin e tij në Twiteer, Basha shprehet se janë 52 milionë euro të shpenzuara për luks qeveritar, ndaj duhet vetingu në drejtësi.

Sipas llogarisë që ka bërë kreu i PD, 1 orë fluturim ka një kosto mesatare prej 15 mijë dollarësh dhe mesatarisht një udhëtim kap vlerën e 60 mijë dollarëve.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Në 52 milionë eurot që shpenzohen për luksin qeveritar, bëjnë pjesë edhe milionat që Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat, me flatrat korruptive të një kompanie ajrore të ekspozuar edhe nga Transparency International. 

Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës, tregon pse vettingu në politikë është i domosdoshëm për të pasur politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco