Rrapushi për shitjet online: Para 10 vitesh nuk konceptohej, ja anët pozitive dhe negative

Rrapushi për shitjet online: Para 10 vitesh nuk konceptohej, ja anët pozitive dhe negative

21:51, 03/12/2021
A+ Aa A-

Ekspertja E-commerce Pranvera Rrapushi, në një intervistë në emisionin Ekonomi Plus në Syri Tv nga moderatorja Klaudja Karabolli, foli për shitjet online.

Rrapushi theksoi se para dhjetë vitesh nuk konceptohej të kishte shitje online, duke vënë në dukje anët pozitive dhe negative të industrisë online.

“Përpara 10 vitesh nuk konceptohej që mund të blije apo shisje nëpërmjet internetit. Në vitet 2000, vetëm 1 përqind ishin përdorues të internetit. Si në gjithë botën, edhe në Shqipëri është zhvilluar. Industria online, siç ka të mira, ka edhe problematika të vogla. Kjo fushë është trend në rritje, këtë e tregojnë faktet.

Edhe dyqanet fizike kanë platformën e vet online. Por, kjo nuk do të thotë se mund të shesësh nëpërmjet vetëm “Facebook” apo “Instagram”, këtu blihen përmes rrjeteve sociale, por në botë ka platforma në ueb. Ne vazhdojmë të paguajmë cash e jo nëpërmjet kartave të kreditit. Kjo mund të sjellë informalitet. Në Kinë prsh shteti sugjeronte që faqet e blerjes online të jenë seriozë me klientin. Si klienti, edhe faqet online duhet të jenë serioze”, deklaroi Rrapushi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Filani 04/12/2021 03:42

Mund ta sugjeroj dikush këtë eksperten e E-Commerce që i bëri lekët informalisht me Gral ku dhe sot 1 në 5 e ka me faturë. Në një vend ku 35% paguhet në bankë si do bëhen me pagesa online, kur kartat e debitit kanë 100 probleme dhe normat e kartave të kreditit janë katastrofë. Krahason Kinën që dhe ujin e blejnë me e-commerce apo të krahasosh Ali Baba, Ali Ekspress ku vlera këtyre kompanive është 100 herë më e madhe se buxheti ynë. Mjaft na nxorët njerëz që nuk kanë asnjë njohuri nga teknologjia si mogul të teknologjisë.

Shto koment

Denonco