VIDEO-SYRI TV/ Mbesa e Qazim Mulletit kundër Braçes: Të reagojë PS

VIDEO-SYRI TV/ Mbesa e Qazim Mulletit kundër Braçes: Të reagojë PS

15:19, 03/12/2021
A+ Aa A-

Rishfaqja e komedisë ‘Prefekti’ dhe denigrimi i figurës së Qazim Mulletit ka sjellë reagimin e mbesës së tij. Në një intervistë për SYRI TV, Besforta Mulleti ka kërkuar reagim të institucioneve të kulturës dhe i është përgjigjur drejtorit të Teatrit Kombëtar, që e quan komedinë art, ndërsa postimin e Bujar Çelës dhe Erion Braçes në rrjetet sociale nuk i quan rastësor, ndaj kërkon reagim nga Partia Socialiste.

Nga SYRI TV

Komedia ‘Prefekti’, pak ditë më parë ndezi debatin në radhët e intelektualëve, komunitetit tiranas dhe familjarëve për risjelljen nga trupa e Teatrit Kombëtar të veprës që denigron figurën e prefektit Qazim Mulleti.

Në një intervistë për SYRI TV, Besforta Mulleti, mbesa e Qazim Mulletit ka kërkuar reagim të institucioneve të kulturës dhe i është përgjigjur drejtorit të TK, që e quan komedinë art.

Sipas mbesës së tij, intelektuali Qazim Mulleti ka pasur dijeni për komedinë që po shkruhej për të.

Përpjekjet për kthimin e eshtrave të Qazim Mulletit në Shqipëri kanë qenë të mëhershme. Koha më e përshtatshme për kthimin e tyre sipas zonjës Mulleti do të jetë kur të rishihet historia, ndërsa postimin e Bujar Çelës dhe Erion Braçes në rrjetet sociale nuk i quan rastësor, ndaj kërkon reagim nga PS.

Komedia ‘Prefekti’ ngacmon plagët e atyre që e jetuan diktaturën me burgime, internime e pushkatime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nuk ka rendesi03/12/2021 17:02

E nderuar zonje apo zonjushe. Pse duhet t'ju thone te tjeret se cfare duhet te beni. Eshte fare e thjeshte ; HAPNI GJYQ PER FYERJE etj. etj. Me nje avokat te mire, padisni te gjithe autoret e ricfaqjes se asaj te quajtur komedi, ku personazhet e saj kane vuajtur si perpara vitit 90, ashtu edhe sot duke vazhduar te tallen me ta. Kerkoni nje demshperblim, si dhe zhdukjen e asaj komedie nga arkivat televizive te te gjithe televizioneve. Gjithashtu ndeshkim per ata qe mund te guxojne ta transmetojne. Te isha une, deri ne Hage do te kisha shkuar pa e humbur durimin, deri sa te vihej nderi dhe dinjiteti ne vend. Mos harroni, e keqja nuk luftohet me te mire, por vetem me te keqe. Ne jemi popull qe vetem e keqja na ben mire. Hapeni gjyqin, per paqen e shpirtrave te pjestareve te fisit tuaj

Shto koment

Denonco