VIDEO-SYRI TV/ Dega e PD Vorë, 83 % delegatëve firmosin për 11 Dhjetorin

VIDEO-SYRI TV/ Dega e PD Vorë, 83 % delegatëve firmosin për 11 Dhjetorin

13:36, 03/12/2021
A+ Aa A-

Dega e PD-së në Vorë ka bërë publike emrat e delegatëve që kanë firmosur për të thirrur Kuvendin në datën 11 dhjetor.

Emrat janë lexuar nga sekretari organizativ i degës së PD-së në Vorë, Lulzim Vrana.

Mësohet se janë 83 për qind e delegatëve të degës së Vorës që kanë firmosur për Kuvendin e demokratëve në 11 dhjetor.

Kjo degë ka gjithsej 65 delegatë.

Kanë firmosur me vullnet të lirë për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit 54 delegatë.

Nga këto 54 firmëtarë, 3 anëtarë nuk duan që të ju publikohet emri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco