Përparim Rama të martën zyrtarisht pranon detyrën e kryetarit të Prishtinës

Përparim Rama të martën zyrtarisht pranon detyrën e kryetarit të Prishtinës

09:28, 03/12/2021
A+ Aa A-

Përparim Rama të martën e 7 dhjetorit do ta marrë detyrën e të parit të Komunës së Prishtinës. Mbledhja inauguruese ku pritet të bëhet betimi i anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe betimi i kryetarit Rama do të bëhet në ora 10:00.

E pas përfundimit të kësaj mbledhje inauguruese do të bëhet dorëzimi ceremonial i detyrës së kryetarit të Prishtinës, nga Shpend Ahmeti tek Përparim Rama.

Kujtojmë se në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën me 17 tetor Përparim Rama ishte kandidati i i dytë më i votuar. Rama në këtë raund arrit të marrë 25 mijë e 252 vota apo 29,17përqind. ndërsa i pari ishte kundërkandidati nga Vetëvendosje, Arben Vitia me 36 mijë e 818 apo 42,54 përqind të votave.

 

Por në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 nëntor, rezultati u përmbys.

Rama fitoi 41 mijë e 746 vota apo 50,98 përqind, kurse Vitia fitoi 40 mijë e 143 vota apo 49,02 përqind.

 

 

 

Share Now

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agim Krasniqit03/12/2021 10:49

Përparim Rama i fitoj zgjedhjet sepse të gjitha partitë opozitare-kriminale u bashkuan kundër LVV,sepse e dinë se i pretë përballja para ligjit,përkatsisht burgu.

Agim Krasniqit03/12/2021 10:48

Përparim Rama i fitoj zgjedhjet sepse të gjitha partitë opozitare-kriminale u bashkuan kundër LVV,sepse e dinë se i pretë përballja para ligjit,përkatsisht burgu.

Shto koment

Denonco