Si sot u nda nga jeta shkrimtari dhe politikani Sabri Godo

Si sot u nda nga jeta shkrimtari dhe politikani Sabri Godo

07:09, 03/12/2021
A+ Aa A-

Sot përkujtohet ndarja nga jeta e shkrimtarit dhe politikanit Sabri Godo në vitin 2011.

Sabri Godo ishte politikan, shkrimtar dhe skenarist shqiptar. Lindi në Delvinë më 8 gusht 1929. Në qytetin e lindjes kreu shkollën fillore dhe me pas të mesmen e vazhdoi në Tiranë. Mori pjesë në luftën antifashiste, njofton Muzeu Historik Kombëtar. Veprimtaria e tij e gjerë shtrihet në publicistikë, si dhe është autor i disa librave, ku midis tyre përmendim “Skënderbeu” (1975) dhe “Ali pashë Tepelena” (1970).

Në janar të vitit 1991 S.Godo themeloi Partinë Republikane të Shqipërisë dhe për disa vite ishte kryetar dhe president nderi i saj. Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, si dhe ka dhënë ndihmesë në hartimin e Kushtetutës së Shqipërisë si bashkëkryetar i Komisionit përkatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco