Abilekaj: Basha të na thotë pse nuk ka dëshmuar për Toyota Yaris, të japë shembullin e bashkëpunimit me drejtësinë

Abilekaj: Basha të na thotë pse nuk ka dëshmuar për Toyota Yaris, të japë shembullin e bashkëpunimit me drejtësinë

22:56, 02/12/2021
A+ Aa A-

Gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për çështjen e Toyota Yaris.

Abilekaj thekson se Basha duhet të thotë se përse nuk ka dëshmuar, duke shtuar se duhet të jetë i pari që jep shembullin e bashkëpunimit me drejtësinë.

“Basha ka harruar të tregojë në këtë histori pjesën e vet. Ai duhet të na thotë pse nuk ka dëshmuar për Toyota Yaris. Kryetari i opozitës ta linte veten në dorë të Ramës për hetimin e një çështje. Basha duhet të jepte shembullin i pari për bashkëpunimin me drejtësinë.

Zoti Basha të mos dredhojë çështjen. Është e pafalshme që Basha ka lënë në dorë të Ramës. Reputacioni i opozitës pas kësaj është dëmtuar në maksimum”, deklaroi Abilekaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco