Skandali i Toyota Yaris/Artan Hoxha: Basha të thotë nga ka marrë informacionin, po i shmanget drejtësisë belge

Skandali i Toyota Yaris/Artan Hoxha: Basha të thotë nga ka marrë informacionin, po i shmanget drejtësisë belge

21:27, 02/12/2021
A+ Aa A-

Gazetari Artan Hoxha, duke folur në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, foli për skandalin e Toyota Yaris.

Hoxha theksoi se Lulzim Basha duhet të thotë se nga e ka marrë informacionin.

Artan Hoxha shprehet se Basha është duke iu shmangur drejtësisë së shtetit belg.

“Është një histori, ku qëllimi i hetimit do ishte zbulimi se kush është pronari i parave. E dyta nga e dinin se paratë do vinin me Toyota Yaris dhe se shuma ishte disa milionë euro? Ne nuk e dimë se kush i ka paratë. Problemi që ka Basha është fakti që nuk mund të dëshmojë nga e ka marrë informacionin. Basha ka marrë informacionet me mirëbesim dhe nuk i ka qëndruar tundimit dhe ka nxjerrë infot. Njeriu që i ka dhënë informacionin ka qenë i përfshirë në transferim parash.

Hetimi deri tani ka dënuar me 1 vit burg vetëm një qytetar. Ne nuk kemi burimin nga vijnë paratë, nuk dimë nëse njeh Basha personat e përshirë. Të shohim nëse autoritetet belge a kanë mbyllur hetimin për të zbuluar këto pyetje. Basha është nën hetim nga autoritetet belge dhe nuk ka pranuar të dëshmojë përpara drejtësisë së shtetit belg. Nuk e dimë pse Basha trembet të paraqitet para autoriteteve belge, a mund të ndalojnë ata s’e dimë këtë gjë. Për drejtësinë tonë kjo histori është mbyllur, por për atë belge jo”, deklaroi Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco