‘Hapet kasaforta në PD’/ Gazetari publikon investigimin në degën e PD Kurbin, ja e vërteta e firmave

‘Hapet kasaforta në PD’/ Gazetari publikon investigimin në degën e PD Kurbin, ja e vërteta e firmave

20:24, 02/12/2021
A+ Aa A-

Gazetari Aulon Kalaja ka përzgjedhur degën e PD Kurbin, për të intervistuar delegatët që kanë firmosur për Kuvendit Kombëtar të PD datë 11 dhjetor. 

Në investigimin e publikuar në emisionin 'Të vaksinuarit', delegatët kanë pohuar me zë dhe figurë se kanë firmosur me vullnet të lirë, pa pasur presione dhe ndikime, apo të jenë blerë nga dikush.

Gazetari Kalaja ka shkuar në zyrën e Edi Palokës ku është njohur me firmat e delegatëve të degës së Kurbinit dhe ka shkuar në terren për ti intervistuar nga afër delegatët dhe për ti pyetur nëse kanë pasur presione apo janë blerë nga dikush.

Pjesë nga intervistat:

Lindita Toma, Kryetare e LDG Kurbin: Kam nëshkruar me vullnetin tim të lirë për çdo gabim që është bërë nga Basha në këto tetë vite.

Akil Margjekaj, Kryetar Seksioni: Deklaroi që ka vendosur me vullnet të plotë dhe përgjegjësi statuore për plotësimin e formularit për mbledhjene Kuvendin Kombëtar në datë 11 dhjetor.

Festim Koçeku, Sekretar Grup Seksioni: Kam vendosur me vullnetin tim të lirë dhe me kënaqësi për mbledhjen e Kuvendit në datë 11 dhjetor.

Oligert Musta, Forumi Rinor dega Kurbin: Kam firmosur për thirrjen e Kuvendit në datë 11 dhjetor.

Besim Ahmataj, Kryetar Grup Seksioni Milot: Bashkë me anëtarët e grup seksionit kemi firmosur për datën 11

Konstantin Pula, Kryetar Grup Seksioni: Dua të sqaroj se e kam kërkuar vetë formularin për Kuvendin e ddatës 11 dhjetor dhe e kam firmosur me vullnetin tim të lirë.

Kastriot Marku, Kryetar Grup Seksioni Laç: Kam firmosur formularin për mbledhjen e Kuvendit në 11 dhjetor. Si unë kanë firmosur dhe 80% e Kurbinit. Basha duhet tas kuptojë që 80% e Kurbinit nuk e duan por mbështesin Foltoren e Berishës. Kurbinin e ka dëmtuar më shumë se të gjitha qarqet e tjera.

Mariglen Doçi, Kryetar i FRPD në Mamurras: Kam firmosur sepse e kam vlerësuar si diçka të domosdoshme jo vetëm për përjashtimin e Sali Berishës por dhe për shumë probleme të tjera.

Beg Lika, Sekretar Grup Seksioni, Laç: Kam firmosur me vullnet të lirë ndër të parët që e kam firmos, me Lulzim Bashën nuk ecet

Gjon Sefgjinaj, Kryetar Grup Seksioni dega Kurbin: Kam firmosur me vullnet të lirë për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në datë 11 dhjetor.

Erjon Prenga, Kryetar i FRPD në Laç: Kam firmosur me vullnet të lirë për Sali Berishën. Në datë 11 do të shkojmë për Sali Berishën, sepse me Lulzim Bashën nuk kemi punë me me të. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco