VIDEO/ Këlliçi: Foltorja dhe Berisha shumicë absolute, Bashës do t'i lejojmë të drejtën e fraksioneve

VIDEO/ Këlliçi: Foltorja dhe Berisha shumicë absolute, Bashës do t'i lejojmë të drejtën e fraksioneve

19:22, 02/12/2021
A+ Aa A-

Deputeti i PD dhe njëherazi kryetar i FRPD, Belind Këlliçi foli për Ora 19:00 me Juli Krisafin në Syri Tv për organizimin e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit.  

Ai u shpreh se Foltorja dhe Sali Berisha janë aktualisht shumica absolute në radhët e demokratëve, ndërsa Lulzim Basha është pakica. 

Këlliçi foli edhe për nenin Basha që do të sanksionohet në statutin e ri të PD pas 11 dhjetorit.  

"Kuvendi i 11 dhjetorit është një ngjarje e jashtëzakonshme. është e vetmja mundësi për t'i dhënë zgjidhje krizës së jashtëzakonshme në PD. Deri para pak ditësh lidershipi ka refuzuar të pranojë që ka një krizë. Dhe problemi është se kriza nuk është statutore, nuk është burokratike, por është thellësisht politike dhemënyra e zgjdhjes është politka. Thirrja e Kuvendit për herë të parë në 31 vite nga gati 5 mijë delegatë dhe do ta kalojë këtë shifër, vijnë kërkesa nga anëtarët që thonë se ky Kuvend duhet të bëhet nëe sallë të hapur në stadium. Kjo ngjarje e jashtëzakonshme që rikthen demokracinë e drejtpërdrejtë dhe rolin vendimtar që ka shumica në një vend sovran. 

Sot Foltorja dhe z.Berisha janë shumicë absolute e padiskueshme. Shifrat i shihni. Në degët e Tiranës, Durrësit, Sarandës, që janë bërë publike, janë 75-80% e delegatëve që kanë firmosur. Pjesa tjetër që nuk kanë patur mundësi të firmosin janë në emigracion. Pra kjo tregon nevojën akute që ka PD për debat të brendshëm, për ndryshime në PD dhe rikthimin e mentalitetit fitues në PD. Kemi 8 vite që shesim humbjen për fitore. Nuk pranon as kritika, as të vendosë nenin që këtë radhë me krenari e them që është propozuar nga një masë dërrmuese e delegatëve, që kryetari që jep humb zgjedhjet, do të japë dorëheqjen dhe do të quhet neni 'Basha'", u shpreh Këlliçi. 

Këlliçi tha gjithashtu se shumica do t'i garantojë Bashës të drejtën e mendimit ndryshe brenda PD.  

"Në datën 11 dhjetor duhet të ketë një përgjegjësi për t'i garantuar pakicës që është zoti Basha të drejtën e fraksioneve", tha Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZES02/12/2021 20:24

NE FAKT, ANTARESIA, BASHES, GAZIT DHE GAZUARVE TE TJERE KA PER T'I FUTUR NGHA NJE DRU NE BYTHE!!! NUK KA NEVOJE PARTIA DEMOKRATIKE QE TE MBAJE NE GJIRIN E SAJ, QOFTE EDHE SI FRAKSIONISTE, DISA QELBESIRE DHE SRORSISTE!! KANCERI QE KA KAPUR PARTINE DEMOKRATIKE DUHET SHKULUR ME GJITHE RRENJE DHE ME TE GJITHA METASTAZAT E SAJ KANCEROGJENE! PERNDRYSHE NUK KEMI BERE ASGJE DHE QELBI DHE INFEKSIONI DO TE MBETEN NE TRUPIN E PD!!! PARTIA DEMOKRATIKE DUHET PASTRUAR, HIGJENIZUAR DHE STERILIZUAR TOTALISHT! VETEM KESHTU BEHET BASHKIMI I MADH I DEMOKRATEVE, OPOZITAREVE DHE TE INETELEKTUALEVE OPOZITARE, PATRIOTE DHE ATDHETARE!

Shto koment

Denonco