Vendimi për 30 qershorin/ Dervishaj: GJK nuk dha përgjigje për disa pyetje, u krijua precedent i rrezikshëm

Vendimi për 30 qershorin/ Dervishaj: GJK nuk dha përgjigje për disa pyetje, u krijua precedent i rrezikshëm

18:53, 02/12/2021
A+ Aa A-

Këshilltari i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj, ka dhënë në një intervistë me moderatoren Sonila Meço në emisionin Task Force në Syri Tv.

Dervishaj thekson se GJK nuk ka dhënë përgjigje për disa pyetje për 30 qershorin.

Ai shton se me këtë vendim, është krijuar një precedent, që e ka quajtur të rrezikshëm.

“Në vendim thuhet se kërkesa duhej të ishte bërë nga dikush tjetër e jo nga kjo palë, nga ne, që ishim të interesuarit. Gjykata Kushtetuese nuk i dha përgjigje disa pyetjeve.

Gjykata Kushtetuese ka krijuar precedent të rrezikshëm. Unë si jurist prisja përgjigje më racionale. GJK nuk i dha përgjigje nëse zgjedhjet ishin apo jo të ligjshme”, deklaroi Dervishaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco