‘Urimi i 29 nëntorit’/ Saraçi: Ambasadorja Kim ndërhyn në punët e brendshme, nuk flet për raportet e DASH

‘Urimi i 29 nëntorit’/ Saraçi: Ambasadorja Kim ndërhyn në punët e brendshme, nuk flet për raportet e DASH

18:22, 02/12/2021
A+ Aa A-

I ftuar në 'Task Force' me moderatoren Sonila Meço, kryeredaktori i SYRI TV, Romir Saraçi ka folur për deklaratën e Frenk Shkrelit në lidhje me ambasadoren Juri Kim, ku i tha se ‘nuk ju konsideroj më ambasadore të vendit tim’.

Saraçi ka theksuar se ambasadorja Kim gjithomnë ka guxuar dhe ka dashur të kalojë linjën zyrtare të DASH apo qëndrimit të SHBA, madje edhe ka ndërhyrë në punët e brendshme të Shqipërisë, por jo për çështjet e rëndësishme të aktualitetit.

Saraçi: Edhe ambasadorja e SHBA duket se gjithomnë ka guxuar dhe ka dashur të kalojë linjën zyrtare të DASH apo qëndrimit të SHBA. Presidenti Biden ka bërë urimin protokollar për 28 nëntorin dhe ky urim i Juri Kim për çfarë shërben? Por kjo tregon se ambasadorja e SHBA ka pak qejf të shkojë përtej dhe të ndërhyjë në punët e brendshme. Madje jo për atë që sot zjen në vendin tonë. Nëse nuk do ishte e qëllimshme, nuk kemi parë prej kohësh që ambasadorja të bëjë një koment për raportin e DASH. Pse është kaq e pakujdesshme të bëjë një urim të tillë për 29 nëntorin dhe nuk komenton rrallë apo aspak raportet e DASH për korrupsionin, apo luftës së krimit të organizuar. Pra një hezitim i tillë për të komentuar këto raporte duket i qëllimshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco