‘Çerdhja e B. Currit e amortizuar’/ Çela thirrje Ramës: Investim simbolik në krahasim me shpenzimet e luksit

‘Çerdhja e B. Currit e amortizuar’/ Çela thirrje Ramës: Investim simbolik në krahasim me shpenzimet e luksit

16:51, 02/12/2021
A+ Aa A-

Deputeti i PD në Tropojë, Isuf Çela ka ngritur një shqetësim madhor për banorët e Bajram Currit pasi e vetmja çerdhe në këtë qytet është në gjendje të mjerueshme për shkak të amortizimit të saj.

Në fjalën e tij në Parlament, Çela theksoi se ky është një investim simbolik në krahasim me shpenzimet e luksit prej 52 miljon euro të kësaj qeverie të planifikuar e miratuar nga ju në Buxhetin e vitit të ardhshëm.

Fjala e plotë e Isuf Çelës:

Të nderuar qytetarë të Tropojës,

Të nderuar kolegë,

Siç e kam theksuar edhe herë të tjera këtu përpara jush se qytetarët e Tropojës të cilët unë i përfaqësoj janë më të varfërit në vend, varfëri kjo e shtuar në këto gati 9 vite të qeverisjes së rilindejes!

*Problematike për banorët e qytetit të B.Currit është gjendja në të cilën ndodhet e vetmja çerdhe ku ata janë të detyruar ti dërgojnë fëmijët e tyre! Gjendja e saj lë shumë për të dëshëruar pasi është teje e amortizuar me ambjente të brendeshme me lagështirë e pa ventilim,pa sistem ngrohje e aspirimi, krevatetet,dyshekët, çarcafët e batanijet e vjetruara, muret e suva të dëmtuara! Kjo është e vetmja alternativë për të dërguar fëmijët e tyre ata prindër pasi  siç thashë është e vetmja, por jam shumë i bindur se asnjë nga ministrat e kësaj qeverie përfshirë edhe KM e asnjeri nga ju kolegë të mazhorancës nuk do ti dërgonit fëmijet tuaj në ambjente të tilla me këto kushte, prandaj thirrja ime si prind dhe si përfaqësues i këtyre banorëve shkon për KM dhe ministren e arsimit zonjën Kushi që të financojnë me fonde rikonstruksionin e kësaj godine si dhe paisjen e ambjenteve të saj me orendi të reja për tjua mundësuar edhe këtyre fëmijëve trajtimin e qëndrimin në ambjente me kushtë e standarte bashkëkohore!

Jam i bindur zonja ministere se vlera e këtij investimi është simbolike kur e krahason me shpenzimet e luksit prej 52 miljon euro të kësaj qeverie të planifikuar e miratuar nga ju në Buxhetin e vitit të ardhshëm, ose thënë në vlerë ky financim nuk kalon as 0,4% të këtyre shpenzimeve pra bëhet fjalë për një investim diku rreth 220 mijë eurosh!  

*E njëjtë paraqitet gjendja në të cilën ndodhen ambjentet e Kopshtit nr.2 në lagjen “Partizani” të qytetit ku lagështira, paisjet të vjetëruara e të shkatërruara me nivelin e ulët  higjeno-sanitar në këto ambjente me gjithë sakrificat e punonjësve që u shërbejnë fëmijëve të këtij kopshti, janë në gjëndje mizerabël, problematika këto të bera publike edhe në media përpara një viti e ca, por që askush nga zotërinjtë qeveritar nuk e ka vënë ujin në zjarr për zgjidhjen e këtij problemi për të bërë të mundur financimin për rikonstruksionin e këtyre ambjenteve, që edhe këta si bashkëmoshatarët e tyre të ndjejnë dorën e kujdesit nga shteti për të cilin prindërit e tyre kotribuojnë me punë e taksa!

*Po ashtu në gjëndje të mjerueshme janë edhe ambjentet e dy shkollave asaje 9-vjecare  “Besëlidhja e Malësisë” në qytet dhe asaj të mesme e bashkuar  “Oso Dauti” në fshatin Llugaj për të cilat projektet janë prej vitesh të depozituara pranë Ministrise së Arsimit, por titullares  së kësaj ministrie as që i shkon në mendje financimet për këto projekte!

*Sikur e theksova edhe më lart në se ekziston dëshira e mirë mundësia për financimin e të katër këtyre projekteve mund të bëhet realitet, pasi vlera totale për financim nuk kalon as 1,5% të vlerës së planifikuar për shpenzimet e luksit qeveritar të planifikuar në buxhetin  e vitit të ardhshëm!

Fëmijët janë e ardhmja e këtij vendi e aq më tepër kur bëhet fjalë për një investim modest për banorët e njërit nga rrethet me nivelin më të lartë të emigracionit në vend. Jam I bindur se me pak predispozicion e dëshirë të mirë nga ana juaj kjo gjë mund të zgjidhet shumë lehtë në se nuk i qëndroni linjës suaj të qeverisjes të manifestuar në këto 9 vite! Asaj të harresës dhe hakmarrjes politike për këta banorë duke i trajtuar si qytetar të dorës së trete, edhe pse këta paguajnë taksat shtetit e kontribojnë në zhvillimin e vendit si të gjithë bashkëqytetarët e tjerë!

Faleminderit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco