Resulaj: Bujqësia në gjendje shumë të rëndë, çmimet e drithërave janë rritur dyfish

Resulaj: Bujqësia në gjendje shumë të rëndë, çmimet e drithërave janë rritur dyfish

16:51, 02/12/2021
A+ Aa A-

Eksperti i bujqësisë Ervis Resulaj, në një intervistë me Skype në Edicionin e Pasdites në Syri TV me moderatoren Elisa Gjerani, foli për gjendjen e bujqësisë dhe blegtorisë në vend.

Resulaj thekson se bujqësia është në gjendje të rëndë, duke shtuar se çmimet e drithërave janë rritur me dyfish.

“Blegtoria shqiptare nuk arrin të plotësojë nevojat e sektorit të brendshëm për mish. Bujqësia po vuan pasojat e gjithë këtyre viteve, sepse është investuar pak ose aspak.  Sot blegtoria gjendet në ditët më të këqija, sepse drithërat janë gati dyfishuar, kemi ndër të tjera në rritje të energjisë elektrike.

Bujqësia jonë ka shumë probleme të brendshme, e lëre pastaj të flasim për konkurrencë me rajonin, që nuk jemi kërrkund. Ndihma që jep qeveria për fermerët është e papërfillshme. Kjo historia e Open Balkan është qesharake, sepse nuk mund ta imagjinosh dot që serbët të vijnë dhe të punojnë tokat tona”, deklaroi Resulaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco