VIDEO-SYRI TV/ Regjistri për të dënuarit për krime seksuale, Xhixho: Këta monstra duhen parandaluar

VIDEO-SYRI TV/ Regjistri për të dënuarit për krime seksuale, Xhixho: Këta monstra duhen parandaluar

12:24, 02/12/2021
A+ Aa A-

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon miratimin e ligjit për ngritjen e regjistrit për të dënuarit për kime seksuale.

Nga Kuvendi, deputetja Erisa Xhixho u shpreh se ky regjistër është i domosdoshëm për të parandaluar krimet e për të evidentuar këtë persona.

Xhixho u nis nga rasti i Beratit, ku një mësues i dënuar për krime seksuale u rikthye sërish në detyrë.

Deklarata e plotë e deputetes së LSI, Erisa Xhixho jashtë sallës së Parlamentit

Përshëndetje të gjithëve!

Rasti skandaloz i mësuesit pedofil i cili edhe pse ishte i dënuar në 2003 me vendim të formës së prerë për dy vepra ‘pedofili’ dhe ngacmim seksual arriti të jetë pjesë dhe të emërohet si mësues në shkollën 2 tetori në Berat duke u bërë pjesë e sistemit arsimor.

Ky është një rast skandaloz i cili nuk mund të tolerohet ndaj kam thirrur në seancë urgjente pyetje përgjigje ministren e arsimit, pyetje përgjigje për të dhënë sqarimet për këtë situatë në të cilën ndodhet sistemi arsimor sot. Kjo ngjarje shumë e rëndë që ka tronditur opionin publik padyshim që e bën më të domosdoshëm nismën time për miratimin sa më parë të projektligjit për regjistrin kombëtar të të dënuarve për krime seksuale.

Është shumë i vonuar, ka që në 2013 që ka qenë projekt draft, ka qenë në zyrat e Parlamentit dhe është vonë për t’u miratuar. Por më mirë vonë sesa kurrë. Kështu që padyshim, miratimi sa më parë i këtij regjistri i cili mund të parandalonte raste si ky i fundit do mund të jetë një bazë ligjore dhe një pengesë për këta monstra për tu bërë pjesë e sistemit arsimor të cilët kërcënojnë fëmijët tanë.

Si nënë, si qytetare si deputete do ta ndjek deri në fund këtë kauzë si unë ashtu dhe LSI pasi nuk mund të tolerojmë më që fëmijët tanë të jenë të rrezikuar nga këta monstra të cilët sot lëvizin të lirë në Shqipëri. Padyshim, që e gjithë vëmendja jonë do të jetë për mbrojtur dhe krijuar siguri publike për fëmijët tanë, përballë një pushteti që nuk sheh këtë fenomen që është kaq i pranishëm dhe kaq pranë fëmijëve tanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali02/12/2021 15:35

O miushja e leshelise! Po ti ke gjithe tiranen prostitucion te gjalle ,Ku ishe deri tani!?po prostitutat dhe kurvaret I ke ne Parliament, perse nuk flet per ta!?! Ti moj hajdutja e LSI ,Ben te moralshmen! Qofte e vertete, nuk ndalen keto palacolleqe me palaco, nuk ndalet hemoragjia qe serviret ju te paret duke varferuar popullin! Te vetmet ruge qe ju late te rejave dhe te rinjeve ju ( kok......rat e debileve) Jane droga dhe prostitucioni si menyre per te jetuar! Punesoni njerzit, ofrojuni atyre mundesi per te jetuar ,mos beni mentaret ne parlamentin e mbushur me pirate ,analfabete, kriminele dhe maskarenj. Ne peralla tuaja , ka vetem mashtrim. Po sikur te mos ishin larguar nga shqiperia dy million shqiptaret ,cfare do te ndodhte ne ate vend?!?!! Pergjigjen do ta merni shpejt, ju 140 hajdutet e Ali babes. Do ju kishin varur ne cengel nje nga nje. Shpresoj qe te ndodhi nqse nuk pushoni se vjedhuri dhe mashtroni.

Shto koment

Denonco