Rama bën vaksinën e 3: Fyen gazetarët dhe kërcënon me masa të reja

Rama bën vaksinën e 3: Fyen gazetarët dhe kërcënon me masa të reja

11:57, 02/12/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama bëri vaksinën e tretë të koronavirusit. Ai tha për mediat se kjo është një domosdoshmëri për dimrin që ka nisur.

Duke folur për mediat, Rama tha se po përhapen teori konspirative për vaksinat dhe virusin.

Ndërsa bëri thirrje që të dëgjohet shkenca dhe shkencëtarët, Rama për minuta të tëra foli vetë si shkencëtar duke shpjeguar vaksinat dhe mutacionet e reja. “Vaksina nuk të mbron nga infektimi,” tha Rama.

Pas momenteve tensionuese me gazetarët, Rama pasi tha se pyetjet e tyre janë injorancë. "Të gjithë ata që kanë një ekran, kanë një mikrofon, nuk duhet të bëjnë spektakël. Kjo është skandaloze, bëhet fjalë për jetën e njerëzve”- iu drejtua Rama gazetarëve.

Kryeministri kërcënoi se do ketë masa të reja.

“U them atyre që janë nëpunës të këtij shteti që të vaksinohen, pasi do të vijë momenti që do të ndalohen që të shkojnë në punë dhe nuk do paguhen nga taksat e shqiptarëve. Iu them atyre që kanë të bëjnë me hapësira të mbyllura, se mund të vijë momenti që do të mbyllet dyqani nëse nuk janë të vaksinuar,” tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fatmir Lohja02/12/2021 13:55

Nuk ka shqiptare qe e beson ,se piktori po merr te njejten vaksine si ne.Zemerzeza qe drejton shendetesine shqiptare ,ka sjelle llumin e vaksinave,per te pasuruar piktorin.Nuk ka asnje vend ne glob ,qe ne temperatura mbi 40 grade,ne sheshin Skenderbe,i veshur me pllaka mermeri,ne nje cader koti,te vaksinoje popullin e vet me vaksina sipa preferencave!?

Ai02/12/2021 12:12

Ky dru ka qene perhere, dq uje me kripe ka marre halja

Shto koment

Denonco