Rama shpërblen Albana Ficon, e bën drejtoreshë të QSUT

Rama shpërblen Albana Ficon, e bën drejtoreshë të QSUT

09:30, 02/12/2021
A+ Aa A-

Albana Fico do jetë në krye të QSUT. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

"Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend.  Faleminderit Enkelejdi Jotit për punën në këto vite jo të lehta," shkruan ajo.

Fico e merr këtë post pas drejtimit të ISHP dhe Komitetit të Ekspertëve. Ajo u akuzua për keqmenaxhim të pandemisë.

Po ashtu ajo shihej si një rast emërimi nepotik pasi është motra e ish-partneres së kryeministrit Edi Rama.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco