Kryepeshkopi Kiril paralajmëron Serbinë: Po e dorëzuat Kosovën, do  të shkoni në Ferr!

Kryepeshkopi Kiril paralajmëron Serbinë: Po e dorëzuat Kosovën, do të shkoni në Ferr!

08:36, 02/12/2021
A+ Aa A-

Një nga klerikët e lartë të kishës serbe në Malin e Zi, peshkopi Kiril, i cili është i emëruar në Argjentinë, u ka kujtuar besimtarëve në një meshë speciale në Podgoricë që të mos e harrojnë Kosovën. Kisha ortodokse serbe e Malit të Zi, nuk ndalon së provokuari për çështjet nacionale.

Përveç përplasjes etnike ndërmjet serbëve e malazezëve, siç ndodh herë pas here, kjo degë radikale nuk harron se është pasuese e një kleriku ultranacionalist si Amfilohije, që humbi jetën vitin e shkuar nga Covid-19.

Një nga klerikët e lartë të kësaj kishe, Peshkopi Kiril, i cili është i emëruar në Argjentinë, u ka kujtuar besimtarëve në një meshë speciale në Podgoricë që të mos e harrojnë Kosovën.

Në meshën e mbrëmshme, siç bën të ditur televizioni publik i Malit të Zi, është përkujtuar Shën Stefani i Deçanit, e në këtë meshë janë hedhur mesazhe nacionaliste. Madje ka kërcënuar politikanët serbë se do të shkonin në ferr nëse do ta dorëzojnë Kosovën.

“Ata njerëz që harrojnë Kosovën do të humbasin paqen e përjetshme në Mbretërinë e Qiellit”, tha Kirili në meshë. Ai shtoi se populli serb beson derisa mbreti Stefan është në Kosovë se nuk mund dhe nuk do të dështojë.

“Kosovën e ruan me lutjet e tij, ndaj faltorja e tij, manastiri i Deçanit, nuk ka pësuar asnjë shkatërrim asnjëherë gjatë këtyre 700 viteve të ekzistencës së tij. Le të ndjekim mbretërit e shenjtë Milutin dhe Stefan Deçanskin, jo në pjesën e problemeve dhe keqkuptimeve që kishin me njëri-tjetrin si babë e bir, por në atë se si sundonin, si ishin kujdestarë, barinj shpirtrash”, tha peshkopi.

Rritja e toneve nacionaliste të Kishës Ortodokse Serbe të Malit të Zi, duket se është taktikë për të karikuar zgjedhësit në prag të zgjedhjeve eventuale që mund të zhvillohen para kohe, si pasojë e një krize politike në vend.

Zv.kryeministri Dritan Abazoviç, ka deklaruar se nuk është një zgjidhje e favorshme krijimi i një qeverie të pakicës, pasi nuk do të jetë autoritare. Por më 10 dhjetor ai do të duhet t’i përgjigjet ultimatumit të partive proserbe për të ribërë qeverinë.

Ndërkaq, presidenti Milo Gjukanoviç, ka deklaruar se partia e tij është më e gatshme të hynte në zgjedhje të parakohshme sesa të përkrahte një qeveri pakice të drejtuar nga Dritan Abazoviç. Megjithatë, Gjukanoviç nuk se e hodhi poshtë si version qeverinë e pakicës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali02/12/2021 22:55

Mbaje ate kryqin ne duar o keric Serb, kosova eshte shqiperi do apo nuk don ti ore matuf,kosova eshte shtet.mbaje kryqin dhe tunde as te duash, popujt jane zgjuar ,nuk I besojne me paudhesive dhe mashtrimeve tuaja! Luksi Juaj I cfrenuar ,se gjoja besoni dhe predikoni ne zot,eshte mashtrim I gjalle. Sa per mallkimin e zotit ,ai ju ka mallkuar dhe CDO dite ju mallkon ju vrasesve te heshtur, dhe e ka bekuar kosoven e lavdishme. Tani ju tundeni dhe shkundeni kryqin tuaj vrases, qofshi te mallkuar pergjithmone! E bete boten lemsh me demagogji, genjeshtra ,mashtrime ,vjedhje dhe I keni mbushur kishat me ar ,sikur I hyn ne pune njerezve.! Opiumit tuaj I eshte gjetur ilaci, ju do te digjeni ne zjarrin e padrejtesise! Zoti ju cfaroste ju dhe faren tuaj te qelbur! Te fala mlladicit dhe miloshevicit kur ti takosh qelbesire serbe!

Lali02/12/2021 22:54

Shto koment

Denonco