Kosovë, sektori i Shëndetësisë hidhet në grevë

Kosovë, sektori i Shëndetësisë hidhet në grevë

07:41, 02/12/2021
A+ Aa A-

Federata Sindikale e Kosovës ka njoftuar se sot do të hyjnë në grevë punonjësit e Shëndetësisë. Sipas njoftimit të FSSHK-së, greva e punëtorëve shëndetësorë do të jetë 8-orëshe, ndërkaq shërbimet mjekësore do të jepen konform Ligjit mbi Grevat. 

“Njoftojmë opinionin e gjerë se edhe për kundrejt pritjeve tona që të takohemi me institucionet shtetërore, kjo e fundit nuk ka reflektuar.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës si pasojë e mospërgjigjes nga ana e Qeverisë është e obliguar që më datë 2.12.2021, e enjte, të mbajë grevë tetëorëshe pranë institucioneve shëndetësore.

Këshilli Qendror Grevist siguron se të gjitha shërbimet emergjente do të jepen konform Ligjit mbi Greva. Me këtë rast kërkojmë mirëkuptim nga ana e popullatës”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco