Ish-gazetari i VOA, organi zyrtar i DASH, Ilir Ikonomi ka reaguar ashpër ndaj urimit të Ambasadës Amerikane në 29 nëntor për 77-vjetorin e Çlirimit.
Në komentin e tij në faqen e Facebook të ambasadës, Ikonomi thekson se e ashtuquajtura Dita e Çlirimit nuk është uruar asnjëherë nga paraardhësit e ambasadores Juri Kim.
Ikonomi kërkon që ambasada amerikane të kërkojë falje ndaj të gjithë atyre që kanë vuajtur nga represioni komunist në Shqipëri.
‘Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk e kanë uruar asnjëherë këtë të ashtuquajtur Dita e Çlirimit të Shqipërisë. Sipas mendimit tim modest, ky ishte një gabim i madh diplomatik nga ana juaj dhe atyre, që kanë vuajtur nga represioni komunist në Shqipëri’, i keni borxh një ndjesë të madhe, sa më shpejtë të jetë e mundur', shkruan Ikonomi në Facebook.
© SYRI.net
Po mire nje gazetar eshte. Sa gazetare ka bota? Dhe duhet marre nje opinion si i sakte? U clirua nga Nazizmi dhe kjo festohet. O i nderuari gazetar, sa heronj, partizane dhane jeten per clirim? Kete na thoni se askush nuk e si. Sa u vrane ne lufte.
Kjo eshte antarsuar ne PS. Kjo grua pa prestigj eshte non grata ne zemrat e shqiptareve. Kjo me mire te punoje per Delina Ficon ose ta zevendesoje ne gjithe funksionet ate….
Bravo.Je patriot.