Berisha dy mesazhe Ramës: Pengun bëje ministër po të duash! Ne nuk ngulim çadra, jemi ortek

Berisha dy mesazhe Ramës: Pengun bëje ministër po të duash! Ne nuk ngulim çadra, jemi ortek

17:19, 01/12/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha i përcolli dy mesazhe kryeministrit Edi Rama nga 'Foltorja' e Tropojës. 

Berisha i bëri thirrje kreut të qeverisë që të mos tentojë të bllokojë në bashkëpunim me Lulzim Bashën revolucionin paqësor siç e quajti ai. 

Duke iu drejtuar Ramës, Berisha i tha me jo pak ironi që pengun e tij, Bashën, ta marrë dhe ta bëjë ministër po të dojë, ndërsa shtoi se demokratët do të mbushin sheshet në protesta.. Ne nuk ngulim çadra, tha Berisha, ne jemi ortek, vijoi ai. 

"Ftoj delegatët, të vini në 11 dhjetor, edhe ndonjë që nuk ka firmosur, se këtu me sa di unë kanë firmosur 100%, të rithemelojmë PD dhe t'i japim mesazhin e duhur Edi Ramës. Ia them që këtu, Edvin, ky është revolucion paqësor, por ti me pengun tënd po përpiqet ta bllokosh. Mjerimin do të marrësh nëse tenton të bllokosh një revolucion paqësor të pandalshëm. S'ka forcë në botë që e ndal këtë revolucion. E dyta, Edvin pengun merre dhe strehoje ku të duash, bëje ministër ose ç'të duash, por ne do të të themi këtu para këtyre zonjave e burrave, se para se të vimë te kutitë e votimit do të votojmë njëherë me këmbët dhe duart tona me protesta, derisa të përmbysim narkoshtetin tënd. Harroje se mund të ngulim çadra, ne jemi ortek, s'kemi punë me çadra ne", u shpreh Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco