Takim me strukturat në Has, kreu i degës së PD në krah të Berishës

Takim me strukturat në Has, kreu i degës së PD në krah të Berishës

12:05, 01/12/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me strukturat e PD në Has.

Ai po ashtu u prit me entuziazëm nga qindra përkrahës të PD.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetari i degës së PD-së në Has, Miftar Dauti dhe Sekretarja e degës, Nazlie Laçi, Kryetarja e LDG Has, Flutura Aliaj si dhe kryesia e delegatët e zonës.

“Në fokus të takimit ishin zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike si dhe situata politike në vend,” thuhet në një njoftim zyrtar.

Takimi vjen vetëm pak orë para zhvillimit të Foltores: Për një Parti Demokratike më te bashkuar, më të fortë, më të hapur që do të zhvillohet këtë të mërkurë, datë 1 dhjetor, në ora 16:30, në ambientet e Pallatit të Kulturës “Dardania", në Bajram Curri, Tropojë.

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco