Dridhja e zërit dhe marrja e frymës e tradhtonin Lulzim Bashën sa herë fliste për 5 mijë firmat dhe Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit.
Edhe pse deklaronte se Kuvendi i vetëm i PD është ai i 18 dhjetorit, dukej qartë që Basha, në intervistën e mbrëmjes së sotme për gazetaren Jonida Shehu, nuk ishte i bindur për atë që thoshte.
Zgjodhi gjuhën e fyerjes dhe injorimit ndaj anëtarësisë demokrate dhe 5 mijë delegatëve të Kuvendit Kombëtar të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen në 11 dhjetor.
Sot Basha u shpreh se nuk ka rëndësi se çfarë vendosin demokratët në 11 dhjetor.
Mirëpo realiteti flet të kundërtën, do apo s'do Luli.
Basha e di shumë mirë se nuk e ndalon dot vullnetin e 70% të delegatëve për t'u vetëmbledhur dhe për të marrë vendime për të ardhmen e PD.
Aktualisht Lulzim Basha nuk ka askënd pas vetes, anëtarësia e ka braktisur, strukturat në rrethe janë të gjithë në 'Foltore' e vendimmarrësit, delegatët', në shumicë dërrmuese siç edhe është provuar tashmë janë me Sali Berishën.
Në këto kushte ai lipset të përdorë të njëjtën retorikë e cila bind vetëm Gaz Bardhin, Gridën dhe Salianjin.
© SYRI.net
A mer koqe kandari.