Silva Bino: Rreziku nga varianti Omicron i lartë, simptomat të njëjta me ata të Covid

Silva Bino: Rreziku nga varianti Omicron i lartë, simptomat të njëjta me ata të Covid

19:43, 30/11/2021
A+ Aa A-

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, në intervistën në emisionin Ora 19:00 në Syri Tv me moderatoren Juli Krisafi, foli për variantin e ri të koronavirusit, Omicron.

Bino thekson se rreziku nga varianti Omicron është i lartë, duke shtuar se simptomat e këtij varianti janë të njëjta si të Covidit.   

“Rreziku nga varianti Omicron është i lartë. Simptomat janë të njëjta me të Covidit. Ne jemi të riskuar nga të gjitha variantet e reja, pavarësisht se është konstatuar në Afrikën e Jugut. Edhe pse është në Afrikë të Jugut, në Izrael, Portugali, Itali, virusi qarkullon e kësisoj duhet të jemi vigjilentë.

Afrika e Jugut u tregua vend transparent, ku të dhënat për variantin Omicron u dhanë menjëherë në instanca ndërkombëtare. Omicron humb genin S. Ndalimi i udhëtimeve është masë, për të vëzhguar se çfarë ka ndodhur. Ky virus nuk shkakton simptoma të rënda. Omicron është shumë i transmetueshëm”, deklaroi Bino.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco