Pasardhësja e Qazim Mulletit mesazh artistëve: Keqardhje, po na lëndoni edhe në 2021, ju tregoj si të bëni art

Pasardhësja e Qazim Mulletit mesazh artistëve: Keqardhje, po na lëndoni edhe në 2021, ju tregoj si të bëni art

19:16, 30/11/2021
A+ Aa A-

Pasardhësja e Qazim Mulletit, Besforta Mulleti, ka reaguar në “Facebook”, pasi në teatër do ketë shfaqje me titullin “Prefekti”.

Besforta Mulleti thekson se ndjen keqardhje për këtë shfaqje. Ajo shton se familja Mulleti po lëndohet edhe në vitin 2021. Pasardhësja e Qazim Mulletit shprehet se artistët duhet të bëjnë art me vlera e jo me devijime të historisë.

Postimi i pasardhëses së Qazim Mulletit, Besforta Mulleti:

"Une isha 8 vjec kur familja ime u rikthye ne Tirane. Deri atehere ne kishim jetuar ne Shkoder, ku familja e babait ishte vendosur pas vdekjes se gjyshit dhe perfundimit te internimit ne Kavaje, meqenese nuk iu lejohej te ktheheshin ne Tirane pasi ishin debuar. Une isha nje tironse qe flisja me dialekt shkodran e sa here permendja mbiemrin, degjoja fraza nga shoket e klases “Mulleti? Si Qazim Mulleti?” te cilet vazhdonin me pas me batuta nga komedia.

Une nuk e pare kam pare kurre te ashtequajteren komedi “Prefekti”. Besoj se nuk eshte e nevojshme t’ju them pse… por e mbaj mend shume mire zhgenjimin ne fytyren e babait tim sa here qe nderronte kanalet dhe ndonje kanal lokal po shfaqte komedine.

Pardje, me 28 Nentor 2021, Teatri Kombetar vendosi te rishfaqte njeren prej “kryeveprave” te komunizmit, komedine “Prefekti”. Kjo ka qene gjithmone nje teme shume e ndjeshme per familjen dhe fisin tone. Ne akoma luftojme neper gjyqe per te drejten e prones. Ne jemi nga ata familje qe u shpronesuan per te miren e interesit publik nga Bashkia e Tiranes para pak vitesh per te ndertuar nje shesh rekreativ, te cilit minimalisht duhet t’i kishin vene emrin “Qazim Mulleti”. Te gjitha keto durohen, por te vazhdohet te pertallet mbiemri jone ne vitin 2021 eshte e tepert.

Ne nje vend ku akoma debatohet per shkrimin e sakte te historise, sidomos te asaj pas vitit 1944, te vendosesh te rishfaqesh diten e Pavaresise, nje veper qe tall e denigron nje figure qe e nderon ajo pjese e Shqiperise qe e njeh mire historine dhe patriotet e vertete, eshte e turpshme dhe aspak njerezore.

Artistet kudo ne bote krahas artit, e ndjejne per detyre edhe te lobojne per kauza te rendesishme e te edukojne popullin. Ne nje vend si Shqiperia, ku strukturat pergjegjese nuk funksionojne, ky detyrim behet me i madh per artistet shqiptare. Eshte detyre e tyre dhe e shoqerise civile te promovojne vlera e figura qe kane kontribuar pozitivisht per kete vend. Nese nuk mund ta bejne kete, atehere te pakten te heshtin e te mos vene gishtin ne plage.

Doni te beni art? Filloni shkruani kryevepra te reja, vini ne skene vepra te intelektualeve te denuar, persekutuar, burgosur e pushkatuar nga regjimi komunist, perndryshe mbeteni vetem ca artiste te rendomte qe as teatrin tuaj nuk e mbrojtet dot".

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nje qytetar qe po plas.30/11/2021 22:00

Per cfare lesh artistesh e ke fjalen moj Besforta. Ky vend kishte pasur nevoje per ca burra me shume si puna e gjyshit tend por fatkeqesisht ra ne duar banditesh e pabuksash qe edhe sot vazhdojne ta rrjepin dhe perdhosin,

Messi 30/11/2021 20:14

Mos u merzit zonje e nderuar, nga haleja komuniste! Haleja komuniste kete pune ka, shan mjaltin dhe mbur mutin!

Shto koment

Denonco