VIDEO/ Metamorfoza e Gazit të Lulit: Nga 'firmat nuk janë mbledhur' te 'tekja e rakisë'

VIDEO/ Metamorfoza e Gazit të Lulit: Nga 'firmat nuk janë mbledhur' te 'tekja e rakisë'

18:27, 30/11/2021
A+ Aa A-

Edhe pse fillimisht tentoi me çdo kusht që të mohonte vullnetin e 5 mijë delegatëve firmëtarë për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, Gazment Bardhi e pranoi më pas se kishin firmosur 60% e anëtarëve.  

Ditën e dorëzimit të 4200 formularëve në zyrën e Edi Palokës, Bardhi nxitoi të deklaronte në një konferencë për mediat se "ata dështuan të mbledhin 1/4 e firmave" që di të mblidhte Kuvendin. 

Pak më shumë se një javë më pas, Gazment Bardhi do të deklaronte në studion e një televizioni se ishin 60% ata që kishin firmosur, por që delegatët, tha ai, e kishin bërë një gjë tillë përpara një teke rakie dhe nuk e dinin se çfarë kishin firmosur...

SYRI sjell me video dy deklaratat kontradiktore dhe të paqarta të Gazment Bardhit pak ditë larg njëra-tjetrës.

Këto pohime të Gazment Bardhit, alibi dhe të kundërta me njëra-tjetrën tregojnë në thelb përpjekjen e dëshpëruar të tij dhe Lulzim Bashës në kushtet e pamundësisë për t'i ndaluar demokratët dhe delegatët që t'i drejtohen Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit.  

Dy deklaratat kontradiktore të Gazment Bardhit

11 nëntor
Gazment Bardhi
: Ajo që shqiptarët dhe mnbështetësit e PD kanë parë gjatë këtyre dy muajve ka qenë një blof i madh. Sepse nuk u arrit që pas 2 muajsh kontakti me demokratët të sighuroheshin 1/4 e firmave të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar. 

19 nëntor
Gazment Badhi: 
Kanë firmosur 60% e delegatëve, por nga këta 60% nuk dinë çfarë kanë firmosur sepse iu kanë vënë një teke rakie përpara, kanë kthyer teken e rakisë dhe nuk dinë fare çfarë kanë firmosur. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco