Berisha 'Foltore' me shqiptarët e Amerikës, zbulohet data

Berisha 'Foltore' me shqiptarët e Amerikës, zbulohet data

21:32, 27/11/2021
A+ Aa A-

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet 'Foltorja' e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. 

Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook.  

Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA. 

"Ftojmë të gjithë demokratët shqiptarë nga Shtetet New Yersey, New York, Pennsylvania, Connecticut etj", thuhet në ftesën e organizatorëve, duke njoftuar edhe vendin ku do të mblidhet diaspora, në 'Marriot' Hotel, 138 New Pehle Ave, Saddle Brrok, New Jersey 07663, USA. 

Image

Lëvizja e ish-kryeministrit Sali Berisha ka për qëllim t'i rikthejë sovranitetin dhe votën Partisë Demokratike, pas 8 viteve në opozitë.

Në 25 prill e majta dhe Edi Rama fituan mandatin e tretë, gjë e cila ndodh për herë të parë në historinë pluraliste të Shqipërisë, edhe pse qeverisja e shkuar 8-vjeçare nuk pati bilanc domethënës, as premtime të realizuara, as investime madhore e largpamëse, për të mos folur pastaj për paga dhe pensione të cilat janë zhvlerësuar në raport me inflacionin.

Zëri i fortë që ka denoncuar pa rreshtur keqqeverisjen e Edi Ramës, madje ngriti alarmin për pazarin e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ishte Sali Berisha.

Por në shenjë hakmarrje për qëndrimet e tij publike, Edi Rama dhe George Soros lobuan në Departamentin e Shtetit, për ta shpallur ish-kryeministrin non grata në SHBA, pa asnjë provë apo fakt lidhur me akuzat e artikuluara nga Antony Blinken, i cili do të duhet të paraqesë dokumentet për vendimin e tij, në Gjykatën e Parisit.

‘Foltorja’ e Berishës ka mbledhur qindra dhe mijëra demokratë të zhgënjyer me lidershipin e opozitës, ndërsa rreth 5 mijë delegatë kanë firmosur tashmë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor, ku do të bëhen ndryshimet statutore si dhe do të hapet gara për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Më në fund, pas 8 viteve, Partisë Demokratike do t’i rikthehet institucioni i votës dhe jo siç është bërë deri tani, sipas parimit Stalinist: “S’ka rëndësi kush voton, por kush numëron...”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco