'E them me krenari, jam si mutacion'-Iriqi bisedon me Grida Dumën

'E them me krenari, jam si mutacion'-Iriqi bisedon me Grida Dumën

20:28, 27/11/2021
A+ Aa A-

Iriqi:- Shumë aktive këto ditë. Pse? 

Duma:- Se na ka rënë bomba “Hiroshima”. Menduam se do e hidhnim lehtë lumin me Berishën.

Iriqi:- Kush ua mbushi mendjen?

Duma:- Rama. Na tha ecni para se nga prapa ua mbështes unë.

Iriqi:- Dhe?

Duma:- Na mbështeti me strategji. Thoni votuesve që po mos na dojë Amerika nuk fitohen zgjedhjet. Ashtu folëm e deri tani s’na i ka varur kush.

Iriqi:- As Kimetja?

Duma:- Kimetja këndon non stop, o Kimete për vete.

Iriqi:- Ndaj je hedhur në sulm ti?

Duma:- Po. Më tha Basha zjarr në çdo tv. Se ti, më tha, je si mutacion që s’të kap asnjë vaksinë. Dmth virus që nuk pyes për pengesa.

Iriqi:- Dhe?

Duma:- Dhe me mendjen e tij dje bëra harakiri te Çani. Broçkullita e fola aq sa m’u djersit dhe gjuha. E pata goxha komente më pas. Mijëra. Ama asnjë në favorin tim. Më grinë me sharje dhe fyerje. Ia thashë Bashës e u zverdh. Ngeli dhe ai pa gjumë. Zgjohet me zile tani. E ve në orën dhjetë dhe më 12, pa gdhirë mirë sipas tij, na vjen në zyrë.

Iriqi:- Po pse nuk e jep dorëheqjen ai?

Duma: E ka dhënë nja dhjetë herë, po i vjen kunati në zyrë dhe ia gris. 

Iriqi:- Ke thënë që nëse është koha të shkatërrohet PD le të vejë në djall. Po ti ç’do bësh?

Duma:- Unë do shkoj e të hidhem te PS-ja. Marr dhe Salianjin. 

Iriqi:- Si kështu?

Duma:- E po a më quajnë mutacion. Pra jetoj si virus. Infektoj majtas dhe djathtas. Plus Rama bashkëpunimin me mua e ka më lehtë. 

Iriqi:- Pse?

Duma:- Po ngaqë ngjaj me Spiropalin, si binjake flasim e shajmë. Një sjellje kemi, veneracion dhe lajka për kryetarët. Ndaj më 12 dhjetor kërcej te Rilindja.

Iriqi:- Nuk do jesh më 18 te Kuvendi... 

Duma:- Te cili Kuvend? Se dhe Gaz Bardhi më tha që më 11 dhjetor do bëjë një xhiro andej nga Pallati i Kongreseve e gjoja turma e shtyn dhe ai papritur e pa kujtuar gjendet brenda në sallë. Madje do shihet dhe duke duartrokitur fort: "Sali Berisha, Sali Berisha!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali28/11/2021 15:52

Po kjo felliqesira duket sikur eshte ngritur nga vari! Zgurdulluar syte, fryre turinjte, groposur fyti, floket shpurpurisur, tamam shtrige!krenari prostitute! Delir llapaqenje! Shtriga salemit, kembetatra! Sedi cfare gustoje Kane disa qe e quajne kete pacavure te bukur! Po te jete kjo e bukur ,I bie qe gaz bardha te jete yll.

Agimi28/11/2021 02:59

Mos e ngacmoni kete qelbesiren se e ka ngacmuar zoti, pa Burr ,pa familije, me shume dashnore,me shume probleme ,me shume ngjyra te kuqe, lereni ne delirin e vet te madheshtise, se prostitutave ju duket se Jane te ndershme! Kjo do te shkoje per lesh, se dhe ne amerike tani as sorosi nuk e mer se eshte I vjeter!

koli 27/11/2021 22:06

komplimenta per krehjen , mutacini duma modeli i bukur ne kohen kir PD po digjet

Shto koment

Denonco