Kryemadhi nga Durrësi: LSI-së i’u mohua mandati prej marrëveshjes së fshehtë të bashkëpunimit

Kryemadhi nga Durrësi: LSI-së i’u mohua mandati prej marrëveshjes së fshehtë të bashkëpunimit

19:28, 27/11/2021
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI në Durrës ka hedhur akuza të rënda në drejtim të PD, ku sipas saj LSI e ka humbur mandatin në këtë qark, pasi ka pasur marrëveshje të fshehtë të bashkëpunimit mes qeverisë dhe shtojcës së saj në radhët e opozitës së bashkuar, PD.

Sipas Kryemadhit, Kjo është bërë e dukshme para, gjatë votimit, si dhe në çdo tavolinë të numërimit, ku interesi primar i bandës së inceneratorëve qeveri-opozitë, ishte mandati i kryeministrit në Durrës dhe vijimi i mandatit qeverisës.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Rikthehem me kënaqësi në takim me ekipin e Durrësit, pas një analize të plotë që kemi zhvilluar, mbi arsyet dhe pasojat e masakrës zgjedhore të 25 Prillit.

Mandati i përfaqësimit në Kuvend, edhe pse ishte shprehur qartë nga qytetarët në kutitë e votimit, i'u mohua LSI-së në Durrës prej marrëveshjes së fshehtë të bashkëpunimit, që ekzistonte mes qeverisë dhe shtojcës së saj në radhët e opozitës së bashkuar.

Kjo është bërë e dukshme para, gjatë votimit, si dhe në çdo tavolinë të numërimit, ku interesi primar i bandës së inceneratorëve qeveri-opozitë, ishte mandati i kryeministrit në Durrës dhe vijimi i mandatit qeverisës.

Ne po ringrihemi më të fortë dhe të vendosur, e bashkë me qytetarët durrsak, me gratë, vajzat dhe të rinjtë energjik, do të përfaqësojmë siç duhet interesat e çdo banori të këtij qyteti të mrekullueshëm. Misioni për shtëpinë tonë të përbashkët, vijon dhe rëndësia e tij është sot më i madh se kurrë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco