Peka: Basha nuk ka pasur presion nga SHBA për të përjashtuar Berishën, donte ta largonte

Peka: Basha nuk ka pasur presion nga SHBA për të përjashtuar Berishën, donte ta largonte

22:16, 26/11/2021
A+ Aa A-

Sipas juristit Avenir Peka, SHBA nuk ka bërë presion të jashtëzakonshëm për përjashtimin e ish-liderit Sali Berisha nga Grupi Parlamentar i PD.

I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Peka tha se Basha donte ta largonte Berishën pasi e shihte si problem, ndërkohë që shtoi se në bisedat private Basha ka paraqitur si problem të tij Berishën.

Peka: Ajo që më ka bërë përshtypje në analizë është se në muajin Korrik erdhi për vizitë Philip Riker dhe jo vetëm që u takua me Bashën, por edhe me të tjerë. Por ajo që bëri më shumë përshtypje është takimi me Princ Lekën. Ishte karshillik ndaj Bashës. Ai u takua me Princ Lekën ndërkohë që kishte krizë lidershipi. Unë e kam parë si karshillik ndaj Bashës. Ato që thotë Basha që si gjëra të rëndësishme janë gënjeshtra. Raportin e Bashës me non gratën e Berishës e kam parë si skalion ndihmës për Bashën për largimin e Berishës. Nuk kishte presion të jashtëzakonshëm për përjashtimin. Atij iu tha një krah ndihme për ta paraqitur sit ë jashtëzakonshëm. Se nëse do ishte kërcënuar për familjen do ishte Berisha ai që do tërhiqej, ai doli dhe mori një nismë. Ai ka kërkuar publikimin e provave dhe ajo që më rezulton edhe nga bisedat private të Bashës është se kur është kërkuar paraprakisht është paraqitur si hall i Bashës jo i Berishës. Është trajtuar si mënyrë për të dalë nga situatën. Basha e shihte Berishën si problem, donte ta largonte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco