Kryetari i Alencës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit tragjik ku tre persona mbetën të vrarë nga sulmi me armë ndaj autobuzit me nxënës në Gllogjan të Deçanit.
Haradinaj e ka quajtur sulm kriminal dhe ka ngushëlluar familjarët duke kërkuar vendosjen e autorëve sa më shpejtë para drejtësisë.
Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:
I trishtuar nga sulmi kriminal që ndodhi në Gllogjan, ku humbën jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës.
Bashkëndjejmë me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim dhe forcë, në këto momente të rënda për të gjithë ne.
Falënderoj kryetarin Bashkim Ramosaj, Policinë, Prokurorinë dhe ekipet mjekësore emergjente për punën e tyre.
Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal dhe i njëjti të sjellet para drejtësisë.
© SYRI.net