VIDEO-SYRI TV/ Kuvendi Kombëtar, degët: 18 dhjetori ilegjitim, njohim vetëm 11 Dhjetorin

VIDEO-SYRI TV/ Kuvendi Kombëtar, degët: 18 dhjetori ilegjitim, njohim vetëm 11 Dhjetorin

14:10, 26/11/2021
A+ Aa A-

Për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 11 dhjetor, janë bërë publik emra të tjerë. Nga zyra e kreut të Këshillit Kombëtar, Sekretari I degës 7, ka deklaruar se 46 nga 86 delegatë të njësisë 7 kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit në 11 dhjetor. Ndërkohë edhe kryesia e degës 9 në Tiranë, ka vendosur në mënyrë unanime që të njohë vetëm Kuvendin e 11 dhjetor.

Nga SYRI TV

Edhe këtë të premte janë bërë publik emra të tjerë të delegatëve të cilët kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratikë në datë 11 dhjetor, në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Nga zyra e kreut të këshillit kombëtar, Edi Paloka, Sekretari i degës 7 në Tiranë, Shpëtim Qordja deklaroi se kanë firmosur 46 nga 86 delegatë që ka njësia që ai përfaqëson.

Ndërkohë kryesia e degës 9 në Tiranë, ka vendosur në mënyrë unanime që të njohë vetëm Kuvendin e 11 dhjetor. Në mbledhjen e zhvilluar pasditen e së enjtes, ku morën pjesë 25 anëtarë nga 34 në total, u vlerësua se Kuvendi i 18 dhjetorit është ilegjitim.

Një ditë më parë, kryetarja e LDG-së në njësinë 6, Onelda Zefi, njëkohësisht edhe anëtare e Këshillit Kombëtar u shpreh se 80% e delegatëve të kësaj dege kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit.

Ndërsa sipas sekretarit të degës së njësisë 3 në Tiranë, kanë firmosur 77 delegatëve nga 89 në total.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco