VIDEO-SYRI TV/ Dy fjalë për mbledhjen e dy qeverive!

VIDEO-SYRI TV/ Dy fjalë për mbledhjen e dy qeverive!

13:04, 26/11/2021
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha

Mbledhja e sotme në Elbasan e qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës duhet të shënonte një ngjarje të rëndësishme bashkëpunimi midis dy vendeve.

Në të vërtetë ky takim thellon edhe më shumë hendekun dhe përçarjen midis dy qeverive të të njëjtit komb.

Kjo sepse në Elbasan përballë qeverisë së Kosovës ulet qeveria e Zografit bis apo e Ballkanit të Hapur apo vasalitetit ndaj Beogradit, përfaqësuesi i aleancës trilaterale Beograd-Shkup-Tiranë, de facto aleancës së rrethimit të Kosovës nga klika armiqësore serbo-shqiptaro maqedonase.

Me këtë rast dënoj me ashpërsinë më të madhe lojën e rrezikshme të Serbomadhit Vuçiç, i cili sapo bisedoi me Carin e Kremlinit për veriun e Kosovës dhe vasalëve të tij, Zografi Bis dhe Zaev që po bëjnë me rajonin tonë duke nxitur me nismën e tyre nacionalizmat e sëmura dhe konfliktualitetin në rajon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco