Kurti nuk e përmend Serbinë: Ballkani i Hapur është çështje e dorës së dytë

Kurti nuk e përmend Serbinë: Ballkani i Hapur është çështje e dorës së dytë

12:40, 26/11/2021
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi në konferencën për shtyp me kryeministrin shqiptar, Edi Rama se çështje si ajo e Ballkanit të Hapur janë dytësore.

“Është e mundur që Kosova dhe Shqipëria të diskutojnë dhe të bien dakord edhe pa menduar dhe pa e përmendur fqinjin verior të Kosovës. Kosova dhe Shqipëria po hapen me shpejtësi për njëra-tjetrën dhe gjithçka tjetër është e dorës së dytë,” tha Kurti.

Kurti pranoi që në zbatimin e marrëveshjeve ndër vite mes Kosovës dhe Shqipërisë ka pasur ngecje, por kjo nuk i dekurajon në punën e tyre të përbashkët. Sipas Kurtit ato do të punojnë edhe më tej për të zbatuar dhe realizuar në mënyrë konkrete marrëveshjet.

“Së pari nuk e vë në dyshim që edhe pararendësit e mi e kanë qenë të kënaqur në mbledhjet që janë mbajtur. Jam evidente që kanë pasur ngecje. Por ngecjet na entuziazmojnë e na shtojnë zellin për të punuar. Unë besoj që kjo mbledhje është sigurisht mbledhja e 7, por në të njëjtën kohë është me një koordinator të përbashkët, e besojmë se ai ka meritat për zbatimin e dakordësimeve tona. Do kërkoj që stafi të jetë më aktiv edhe në fushën virtuale sociale, por edhe në punën aktive reale. Nuk Unë jam shumë optimist për çfarë do të bëjmë këtë vit, vitin e ardhshëm do të shihet interesat e vullneti i qytetarëve është shndërruar në përgjegjësi. Do kemi kritika për më shumë punë, por jo pesimizëm për dështimet,” tha Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco