Autokritika pas autogolit në zgjedhje - sinjal reforme për Qeverinë Kurti: flasin analistët

Autokritika pas autogolit në zgjedhje - sinjal reforme për Qeverinë Kurti: flasin analistët

09:20, 25/11/2021 Nga Ç.D
A+ Aa A-

Prishtinë - Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti ka shënuar fitore rekord me numër të votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt në Kosovë, por, kjo nuk ndodhi njëjtë edhe në zgjedhjet e pushtetit lokal më 17 tetor në raundin e parë, dhe më 15 nëntor në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve, shkruan Syri.net Kosova.

Në gjithsej 38 komuna, Vetëvendosje arriti të marrë vetëm katër prej tyre, duke e bërë opozitën fituese në shumicën e komunave të Kosovës, e duke e ndjerë qartazi edhe frymën ndëshkuese të sovranit.

Ky zhgënjim që VV pësoi në këto zgjedhje bëri Kurtin që të mbledh urgjentisht strukturat e tij drejtuese për ta bërë edhe analizën apo autokritikën për këtë zhgënjim, e që  ata rendisin disa faktorë që kanë ndikuar drejpërdrejt në humbjen e thellë.

 “E para është vetëkritika. Kemi hapësirë e nevojë për një gjë të tillë. Nuk jemi përgjigjur sipas nevojës e pritjes popullore. Diku kemi qenë shumë larg e diku kemi qenë shumë afër fitores. Të gjithë kemi mundur të bëjmë më shumë. Diku me kandidatin, diku me programin, diku me komunikimin, diku me angazhimin. Na ka munguar optimizmi në veprim. Nuk i kemi shtyrë limitet e vetvetes” – thuhet në deklaratë.

Një tjetër arsye e rezultatit të dobët sipas tyre është parë edhe organizmi i brendshëm.

“Një mosrealizim i synimit tonë është fakti që kishim vetëm dy gra kandidate për kryetare. Sidoqoftë, komunikimi dhe vëmendja jonë ishte tek gratë e vajzat. Pandemia ndërkaq, ka goditur mjetin tonë të veprimit e komunikimit me njëri – tjetrin e qytetarët: tubimet e mesme e të mëdha. Nuk kemi mundur ta përdorim këtë mjet e gjithashtu nuk kemi gjetur një zëvendësim efikas për këtë” –thuhet në deklaratën e Vetëvendosje që thekson se “këto zgjedhje kanë qenë mësim”.

Më pas Vetëvendosje thotë se ajo është e vetme përballë partive të tjera që tani janë bërë bashkë me qëllim që korrupsionin që bënin dje në qeveri, ta bëjnë tani bashkë në pushtetin lokal.

“Ne kemi qenë të papërsosur kundrejt bashkimit të përkryer të kapitalit. Ata të gjithë u bashkuan sepse sot bashkë ruajnë kapitalin. Garojnë në pasuri dhe bashkohen në politikë. Në të dyjat u pengon VETËVENDOSJA!.Andaj e luftuan bashkë. Edhe heshturazi edhe zhurmshëm. Ata nuk kanë ndryshuar. Kanë mbajtur veç zgjedhjet e tyre të brendshme por janë të njëjtë për së jashtmi. Për qytetarët mbesin të njëjtë. Meqë sot nuk mund ta zhvillojnë korrupsionin prej kateve të ndryshme qeveritare ata po duan të provojnë nëpër komunat e ndryshme të qyteteve.Prej lartë, po duan ta zbresin më poshtë. Aty është edhe më i dëmshëm. I prek e gjymton edhe më shumë jetët e qyetarëve. Kryesisht nëpërmjet mafisë së ndërtimit. Këtu do të jetë lufta jonë dhe duhet të jemi syçelë” – thuhet në deklaratën e Vetëvendosje.

Por si e shohin analistët autokritikën e Kurtit dhe çka presin nga ai të reflektojë?

Politologu, Dorajet Imeri në një prononcim dhënë për Syri.net Kosova shprehet se ky subjekt politik ka nevojë për shumë ndryshime në strukturat e saj dhe se sipas tij nevoja për reformime është e natyrshme në politikë.

“Fillimisht duhet te kuptohet politika si nje proces i vazhdueshem ne te cilin nevoja per reformime eshte e perhereshme. Ne kete aspeke edhe LVV-ja, duhet ta shoh kete si dicka ate natyrshme qe duhet te ndodhet, por eshte e panatyrshme per VV-ne si parti levizje e cila eshte ende ne dilemen e saj se si e sheh te ardhen, si parti reale, apo si levizje me ngjyrime te partise antisistem. Pra gjeja e pare me te cilen perballet VV-ja tash eshte te shoh se si te operoj me tej, pasi kjo edhe e percakton diskursin, qasjen dhe sjelljen ndaj skenes politike dhe partive te tjera...

Levizja  VV, ka nevoje per disa ndryshime, si ne strukturen e degeve te saj, ne identifikimin e temave te pushtetit lokal, ngritjen e kauzave opozitare lokale, ne ngritjen e figurave lokale dhe shmandjen e koncentrimit nga qendra drejte periferise. VV-ja duhet te kuptoj se sistemi jone politik eshte i atille qe nuk riprodhon ngjarje te njejta per nje kohe, prandaj pritjet qe te fitoje perseri ne 50 % eshte sureale. Nisur nga kjo ajo duhet te mos e polarizoje diskursin politik dhe sjelljen politike, te shoh ashkepunimin si mundesi e zhvillimit politik.”deklaron ai.

Imeri shton se strategjitë e përdorura nga VV si delegjitimimi moral i kundërshtarëve politik  është një nga arsyet e ‘faturës’ në zgjedhjet e fundit lokale.

“Dicka qe verehet lehte te VV-ja eshte se ajo ka fituar pushtetin permes nje procesi politik qellimi i se ciles ka qene delegjitimimi moral politik i kundeshtareve politike, te cilet si parti asntisistem i ka cilesuar ‘’te tjeret’’, duke e polarizuar ne skajshemri skenen politike dhe duke e ashpersuar tonin dhe veprimin politik ne vazhdimesi. Kjo edhe i ka sherbyer ne nje moment, si mundesi e mobilizimit politik, por konsideroj se kjo edhe i eshe faturuar pjeserisht sidomos ne zgjedjet e fundit”, thekson Imeri.

Ndërkaq, Emir Abrashi, njohës i çështjeve politike nga Demokraci  Plus,  mendon se nevoja për “vetë-kritikën” nga ana e LVV-së ka ardhur pas 14 nëntorit që sipas tij, kjo duhet të shërbej si një mënyrë për të ndryshuar fillimisht stilin e qeverisjes dhe më pas edhe trajtimin e temave me rëndësi për vendin.

“Në zgjedhjet lokale, Lëvizja Vetëvendosje garoi në masë të madhe me kandidatë jo shumë cilësor, e të cilët në jo pak raste nuk gëzonin edhe mbështetjen e strukturave lokale të Vetëvendosjes. Ndërsa, dukej se Lëvizja Vetëvendosje ishte e bindur se entuziazmi i 14 shkurtit do t’i nxjerrë faqebardhë edhe në zgjedhjet e 17 tetorit e 14 nëntorit. Tashmë, pas një rezultati dëshpërues, i cili Vetëvendosjen e vendosë në pozitën e katërt për nga numri i komunave me të cilat udhëheq, kanë filluar të shfaqen edhe pakënaqësitë brenda strukturave të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe kjo vie si pasojë e një rezultati të dobët, një qeverisjeje jo aktive, ndryshimit të shumë qëndrimeve si dhe mos-inkuadrimit nëpër pozita të një pjese të aktivistëve të cilët kanë dhënë kontribut ndër vite për ta sjellë Vetëvendosjen në pushtet. Tashmë, pas 14 nëntorit ka lindur nevoja për një “vet-kritikë” brenda Lëvizjes Vetëvendosje, dhe unë uroj që kjo kritikë të jetë thelbësore dhe të shërbej si një mënyrë për të ndryshuar fillimisht stilin e qeverisjes dhe më pas edhe trajtimin e temave me rëndësi për vendin”, thekson Abrashi.

I njëjti mendon se për të kthyer besimin e votuesve të 14 shkurtit, Kurti duhet të bëj edhe ca ndryshime përbrenda kabinetit qeveritar. “Për të lëvizur para, dhe për të kthyer besimin tek ata votues të cilët e kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje me 14 shkurt, përpos “vet-kritikës” brenda subjektit, është e nevojshme që Kryeministri Kurti të bëj edhe ndryshime në kabinetin qeveritar; duke i zëvendësuar disa Ministra të cilët më shumë bëjnë skandale se sa punë, si dhe duhet që të ketë një qasje më të hapur edhe për profesionistët, shoqërinë civile e mediat. Përjashtimi i të gjithëve dhe etiketimet të cilat rëndom kanë ndodhur për zërat kritik, ka bërë që Kryeministri Kurti dhe klasa e re e pushtetarëve të dalin e të duken shumë arrogant, e kështu edhe të papranueshëm për elektoratin, por edhe për partnerët ndërkombëtar të cilët edhe e kanë izoluar Kosovën në arenën ndërkombëtare”, nënvizon ai

Më tej, Abrashi deklaron se që nga marrja e qeverisjes, ka parë një qeveri të përgjumur, e një Kryeministër i cili më shumë ishte i interesuar për të bërë fushatë (fillimisht në Shqipëri e më pas në Kosovë për zgjedhjet lokale) se sa për të qeverisur. Në anën tjetër sipas tij pritshmëritë tek qytetarët kanë qenë tepër të mëdha, për të pasur një qeverisje kaq pasive./Syri.net Kosova

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco