Salianji si Basha: Kuvendi i 11 dhjetorit i shërben Ramës

Salianji si Basha: Kuvendi i 11 dhjetorit i shërben Ramës

22:27, 24/11/2021
A+ Aa A-

Deputeti i PD Ervin Salianji, i njohur ndryshe si Babalja, ka folur për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar.

Në një intervistë për emisionin Debat me Alba Alishanin në A2CNN, Babalja e ka cilësuar Kuvendin e thirrur nga 5 mijë delegatë si miting, ndërsa ka folur me gjuhën e kryetarit të tij se 11 dhjetori po i shërben Edi Ramës.

E ndërsa ka folur për Kuvendin e 18 dhjetorit, Salianji pranon se nuk kanë mbledhur firma dhe se delegatëve do u dërgohet vetëm një kartë.

“Ka vetëm një Kuvend, pavarësisht se ka një tollovi të krijuar nga Sali Berisha për mitingun e tij. Në mitingje mund të shkojë kushdo që kërkon të bëjë betejë me SHBA-në për interes personal të Berishës, ndërkohë që Kryesia e PD-së ishte unanime në mbështetje të Kuvendit në 18 dhjetor. Procedura është thelbësore: nëse unë kam 5200 firma dhe i depozitoj te dikush që i njoh, kjo nuk do të thotë asgjë. Duhet të kalojnë përmes procedurave. Të mos kesh besim te institucioni, nuk do të thotë se nuk e njeh atë. Firmat duhet të verifikohen, pastaj kalojnë në Kryesi dhe në fund merret vendimi për një datë. Ndryshe, gjithësecili përcakton datën e vet. Data 11 është përcaktuar në mënyrë të njëanshme, me vullnet personal.

Dikush mund të ndihet pronar dhe sikur i është cënuar prona. Ky nuk është shqetësimi i demokratëve.

PD nuk ka nevojë që të mbledh firmat për datën 18. Institucioni të bën të jesh delegat. PD do ccoj kartat e delegatëve që të verifikohen në komision. Kjo është një tollovi, që pasi të bëhet mitingu do shpërbëhet si Foltoret. Kjo po bëhet për t’i ccuar ujë Ramës”, tha Salianji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Demokrati25/11/2021 07:25

Kuvendi i 11 Dhjetorit i sherben vetem demokracise, eshte nje KATARSIS qe sherben vetem per te pastruar Partine Demokratike nga qelbesirat, nga llumi, nga fekalet sorosiane dhe nga qelbi e qelbesirelleku i mbledhur nga Lulush Basha-Hoti keto 8 vite! Kuvendi i 11 Dhjetorit sherben per te shpetuar Partine Demokratike prej pengmarrjes se tejzgjatur nga narko-banda sorosiano-kriminale dhe mafioze Rilindja dhe nga kthetrat e ushtareve te Ndraghettas! Kuvendi i 11 Dhjetorit sherben per te shpetuar demokracine nga anti-amerikanizmi, anti-evropianizmi dhe nga vetevrasja politike!

Tani24/11/2021 22:58

Ky pederasti nuk mbab dot veten jo pd

Shto koment

Denonco