Lajmi i fundit

Partizani-Tirana, publikohen formacionet zyrtare të derbit të parë të sezonit

Del blof delegatja e 'Top Channel': Nuk shkoj në Prokurori pa e parë formularin a e kam firmosur

Del blof delegatja e 'Top Channel': Nuk shkoj në Prokurori pa e parë formularin a e kam firmosur

22:12, 24/11/2021
A+ Aa A-

Janë rreth 5 mijë firma të delegatëve të PD për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor. 

Kur kanë mbetur më pak se dy javë nga mbledhja e forumit më të lartë vendimmarrës të demokratëve, ndërkohë që Lulzim Basha po tenton të shantazhojë firmëtarët si dhe përmes propagandës nga mediat e Edi Ramës, ta shpallë këtë proces ilegjitim.

Në këtë funksion ishte edhe ndërhyrja e delegates Freskida Rapo në emisionin 'Open' në Top Channel ku tha se firma e saj është falsifikuar dhe se nuk ka firmosur për të mbledhur Kuvendin Kombëtar.

Analisti Andi Bushati e ftoi delegaten që t'i drejtohej Prokurorisë për falsifikimin e firmës së saj.

Por ajo u përgjigj se nuk do ta bëjë një gjë të tillë, pa e parë formularin a e kam firmosur apo jo. 

Kur nuk ke firmosur asnjë dokument, pse duhet ta shohësh formularin? 

Do të ishte e udhës dhe do t'i shërbente demokratëve në tërësi nëse Rapo do të tregonte të vërtetën se çfarë e shtyri të mohonte firmën e saj në formularin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

John Doe25/11/2021 08:17

Ore se me beri pershtypje, Kjo Vasilika qe drejton emisionin,.. mu duk sikur ishte me perioda mbreme. Trajtimi pa respekt qe i beri deputetit Shehaj ishte nje veprim i turpshem nga ana e saj. Vetem 24 ore me pare ky Salianji desh e kapi prej zhelesh ndersa mbreme mu duk sikur doza e arrogances e kishte eksituar ne tru. Kjo deshmon qarte se respekti nuk eshte fenomen i kuptueshem per gazetaret shqiptare, dhe kete e ka vertetuar Shefi i Madh i cili degjeneron cdo gazetar qe i del perpara. Besoj se te gjithe duhet te ndjekin shembullin e Shefit.

Patriot24/11/2021 22:30

Filluan presionet.Patronazhistet...

Shto koment

Denonco