VIDEO/ Ylli Manjani: PD-ja zyrtare është nervoze, Basha ka hyrë në konflikt me anëtarësinë

VIDEO/ Ylli Manjani: PD-ja zyrtare është nervoze, Basha ka hyrë në konflikt me anëtarësinë

19:41, 24/11/2021
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet se Lulzim Basha dhe PD-ja zyrtarë janë në konflikt me bazën. 

Në një lidhje me Skype për 'Ora 19:00' në Syri Tv me moderatoren Juli Krisafi, Manjani u shpreh se tezat që ngre Lulzim Basha për verifikimin e firmave janë blof. 

"Çështja e vetëmbledhjes së një organi kolegjial është e thjeshtë, o e mbledhin drejtuesit ose vetëmblidhet. Ne jemi përpara rastit kur organi kolegjial ka vendosur për t'u vetëmbledhur. Dhe ky diskutim a ka firma a s'ka, verifikohen apo jo, është kot, sepse aty mjaftueshëm është shprehur vullneti në mënyrë publike ka marrë vendim për t'u vetëmbledhur do apo jo kryetari i PD, Kryesia e PD. Vendimi është marrë. Sa i ligjshëm është ky vendim, firmat, ka kohë, do të verifikohen kur të mblidhet Kuvendi. Këto janë muhabete kot, me sa duket PD-ja zyrtare kërkon të shtyjë kohën duke luajtur blofin. 

Ideja për t'i parë nëse vërtetë janë, është ide pozitive. Nuk ka ndonjë gjë të keqe. Mirë është sa më shumë aktorë të PD, t'i verifikojnë këto gjëra, aq më mirë i bëhet procesit. PD-në zyrtare e shoh nervoze dhe e mirëkuptoj sepse në mënyrën më të çuditshme të mundshme Basha dhe drejtimi i PD ka hyrë në konflikt me partinë e vet. është rast klasik i dështimit. Janë në konflikt jo me kundërshtarin politik, por me anëtarësinë e partisë me ata që i kanë votuar që të jenë aty në krye. Sigurisht, fundi në kushte normale është i qartë", u shpreh Manjani. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco