Sondazhi, Burimi: Berisha është një ‘buldozer’! Po të kishte zgjedhjet nesër ai do të bënte tmerr...

Sondazhi, Burimi: Berisha është një ‘buldozer’! Po të kishte zgjedhjet nesër ai do të bënte tmerr...

18:37, 24/11/2021
A+ Aa A-

I ftuar në Task Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço, analisti Genc Burimi ka folur mbi zhvillimet politike brenda PD dhe sondazhin e Notos.

Meço: Ka dy rrugëtime të ndryshme, ku Berisha është me bazën dhe Basha i cili është më i tërhequr. A e bën më të pakuptimtë diskutimin brenda PD Basha-Berisha kjo temperaturë e opinionit publik.

Burimi: E bën të pakuptimtë sepse sido që të jetë puna po shkojmë drejt një rruge gjyqësore. Kjo parti po përçahet po ndahet dhe se kuptoj pse kërkojmë djallin në detaje. Duhet se si zoti Berisha të gjejë fonde për të mbajtur partinë e re. Të bëjë një apelim për fonde nga militantët.

Meço: Kush e vendos se kush është parti të re?

Burimi: Në një shtet të drejtë e vendos drejtësia. Të dyja palët shkojnë në gjykatë, japi argumentat dhe drejtësia vendos. Do ketë një herë të parë edhe në Shqipëri.

Berisha të nxitojë dhe të shikojë ku do ti gjejë fondet. Duhet të bëjë dy gjëra. E para të kryejë financat e partisë së re dhe e dyta se sa deputet do të marrë në parlament.

Berisha është një ‘buldozer’. Po i jep një vitalitet jetës politike në Shqipëri. Ku kalon ai çirren njerëzit, bravo i qoftë është politikan. Po të kishte zgjedhjet nesër ai do të bënte tmerr.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Molla e dijes24/11/2021 19:51

Ça tmerri o Burim? Tmerr me 200 militantë që mbledh nëpër foltore?

DEMOKRATI24/11/2021 19:47

I NDERUAR Z. BURIMI! TI FLET NGA FRANCA DHE KRYESISHT I REFEROHESH MEDIAVE DHE PORTALEVE APO KOMUNIKIMIT PERSONAL QE MUND TE KESH ME DIKE NE SQHIPERI DHE TE JAP TE DREJTE PER ATO QE THUA. POR QE JANE GJYSEM TE VERTETA. PARTIA DEMOKRATIKE NUK KA PER T'U PERCARE APO PER T'U NDARE NE DY PJESE. SEPSE 5 NJEREZ BASHKE ME LULZIM BASHEN NUK KANE TE GJITHE SE BASHKU ME TEPER SE 10 VOTA PERSONALE. KETO 10 VOTAT E TYRE PERSONALE AS NUK E PERCAJNE DHE AS NUK E NDAJNE PARTINE DEMOKRATIKE NE DY PJESE DHE AS NUK I PRISHIN FARE PUNE ASKUJT!!! AS EDHE NUK BEJNE PUNE ASKUJT!

Shto koment

Denonco