Rama bën avokatin e Vuçiç kundër Kosovës, duartrokitet nga parlamenti serb

Rama bën avokatin e Vuçiç kundër Kosovës, duartrokitet nga parlamenti serb

16:51, 24/11/2021
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shohin me dyshim vazhdimësinë e projektit 'Open Balkan'.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Gabriel Escobar deklaroi gjatë takimit online në kuadër të 'Open Ballkan' se nisma do të ketë sukses vetëm nëse të gjitha vendet, pra 6 shtetet e rajonit do të bëhen pjesë.

“Mbështetja për “Open Ballkan” do të bëhet në bazë të kushteve që nisma të jetë hapur për të gjithë për anëtarësim të barabartë dhe jo shpërqendrim nga aspiratat evropiane. Pa të 6-ta vendet nuk mund të ketë sukses”, deklaroi ai. 

Por kryeministri Edi Rama është i vendosur ta çojë nismën përpara në bashkëpunim me mikun e tij Aleksandar Vuçiç.

Rama në videomesazhin e tij nga Tirana, pasi nuk ishte i pranishëm fizikisht në Beograd, u shpreh se nisma do të vazhdojë edhe pa pjesëmarrjen e të gjitha vendeve, pasi nuk mund t’i bindin.

“Nuk varet nga ne të bindim dikë që “Open Balkan” është i hapur. Duhet të ecim përpara, nuk mund të presim. Varet nga gjithkush që të marrë vendimet e veta. Ne thjeshtë po zbatojmë procesin e Berlinit. Gjithkush të vendosë në mënyrë të pavarur çfarëdo do për vendin e vet.

Falenderoj vërtetë gjithkënd dhe në veçanti Eskobarin. Mbështetja e tyre është genuine”, tha ai.

E ndërsa SHBA-në e falënderoi, kreu i qeverisë shqiptare Bashkimin Europian e kritikoi.

“BE bëhet problem kur thotë që duhet përfshirëse (nisma). Askush nga ne nuk ka pretenduar që është perfekt. Por në vend të thuhet kjo, të inkurajojnë të tjerët të bashkohen. Duke i dhënë të tjerëve alibinë që Europa është kundër, Gjermania është kundër.

Do të isha i lumtur që dy aleatët dhe partnerët të inkurajojnë të tjerët t’i bashkohen (nismën). Nuk kam dëgjuar kurrë nga Vuçiç që nuk e do Kosovën në tryezë. “Ballkani i Hapur” të mos bëhet karikaturë e strukturave që njohim. Që thonë një gjë dhe pastaj një tjetër” tha Rama. 

Për fjalimin inkurajues në mbështetje të 'Open Balkan' Rama u duartrokit.  

Zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov u shpreh se “kufijtë duhet të bëhen gjithmonë e më pak relevantë”.

Kryeministrja e Serbisë, Brnabiç e cilësoi “Open Ballkan” si politikë të mençur.

“Nëse dështojmë në një nismë si kjo, suksesi ynë është në rrezik”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari24/11/2021 19:41

RRACA E NDYRE E TRADHETAREVE TE KOMBIT SHQIPTAR KANE TE NJEJTIN SURRAT! EDHE KUR HEROI I KOMBIT SHQIPTAR, AVNI RUSTEMI, VRAU NE PARIS TRADHETARIN E KOMBIT SHQIPTAR ESAD PASHE TOPTANIN, PARLAMENTI SERB MBAJTI 1 MINUTE HESHTJE DHE URDHEROI TE GJITHA REPARTET USHTARAKE QE TE ULNIN FLAMURIN SERB NE GJYSEM SHTIZE PER TE MBAJTUR ZI PER TRADHETARIN E KOMBIT SHQIPTAR DHE MIKUN E SERBISE!!! KOSOVA, MAQEDONIA E VERIUT DHE BULLGARIA E SHPALLEN SOT DITE ZIE PER AKSIDENTIN TRAGJIK, NDERSA VETEM SHQIPERIA NUK MBAN ZI PER KETE TRAGJEDI! PRANDAJ SERBET JANE SHUME TE KENAQUR DHE E DUARTROKASIN VASALIN E TYRE ANTISHQIPTAR NE TIRANE!

Shto koment

Denonco